Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në "360 Gradë", në Ora News, u shpreh se më mirë të futet ajo në burg se sa shqiptarët të ikin nga vendi.
Pjesë nga debati:
Kryemadhi: Më mirë të më fusin mua në burg Edi Rama për politikë por ama vetëm të kthehen 400 mijë shqiptarë. Më mirë le të më fusë mua në burg dhe le t'i hapë ato 300 mijë vende të reja pune. Më mirë le të më fusë mua në burg po të ulet çmimi i energjisë. Më mirë të le të më fus mua në burg por le të kthejë ato paratë e Unazës së Re. Më mirë le të më fus mua në burg se sa vajzat e dhe fëmijët e shqiptarëve përdhunohen në burg. Ç'më duhet mua lira ku pensionistët vdesin të vetëm në shtëpi se nuk shohin fëmijët e tyre. E çfarë lirie është kjo? Kjo është mallkim. Ky është veprimi më i mirë. Kush nuk e bën është i kapur. Në mos sot, nesër do ta paguaj. Në këtë botë të gjithë do t'i lajmë aty ku na dhemb më shumë.