Basha: Jo vetëm qeveri tranzitore, por edhe arrestime

Tuesday, 19 February 2019 10:20

Ka nisur takimet e para për të konkretizuar vendimin e marrë në bllok nga opozita e bashkuar për djegien e mandateve. Lideri demokrat Lulzim Basha, e nisi këtë të martë me një takim në selinë blu me kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, njëherësh ish-president. Do të jetë pikërisht ky këshill që do të marrë përfundimisht vendimin për djegien e mandateve të deputetëve.

Në një prononcim për gazetarët pas takimit, kryedemokrati Basha tha se nga e enjtja nuk do të ketë më parlament. Ditë kur opozita, pas tubimit të së shtunës para kryeministrisë, do të mblidhet në një protestë tek parlamenti.

"Nuk ka kthim prapa, nuk është thjesht djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament, nuk do ketë parlament fasadë, ata mund të mblidhen të marrin vendime dhe shqiptarët do i përgjigjen. Ne do të jemi krah qytetarëve", tha Basha.

I dha sqarim edhe qeverisë tranzitore: Dorëheqja e Ramës dhe hetimi i tij.

Detyra e parë e qeverisë tranzitore - tha Basha - "do të jetë të arrestojë politikanin e kapur në vjedhje votash, Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit".

"Qeveria e ndalon arrestimin e tij, duhet të mos ketë asnjë ndërhyrje politike si ajo e Ramës për të mos arrestuar Dakon. Një nga arsyet e shkarkimit të Xhafës ishte që për luftën e klaneve rrezikoi arrestimin e Vangjush Dakos.  Damian Gjiknuri që është kapur duke vjedhur vota duhet të shkojë në burg", përfundoi kryetari i Partisë Demokratike.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, dje u vendos të mandatohet kryetari Basha që të mbledhë këshillin kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar të djegies së mandateve. Gjithashtu është vendosur ngritja e një grupi pune për teknikalitet. Pjesë e këtij grupi do të jenë individë brenda PD që njohin ligjin dhe procesin zgjedhor, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata dhe Ivi Kaso.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...