Hije skandali përfshijnë ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Kjo sipas disa dokumentave publikuar në media, e konkretisht nga Bold News, ku sipas denoncimit bashkëshorti i Elisa Spiropalit, i ka dhënë vëllait të gruas, pra kunatit të tij tendera me vlerë 350 mijë dollarë.
Një trekëndësh biznesi ndërmjet Salarjon Totaj (bashkëshorti i Spiropalit), Enkli Spiropalit (vëllai i Spiropalit) dhe Marjus Memushajt (krushku i Spiropalit) ka shënuar ndoshta një prej skemave më arbitrare të konfliktit të interesit shkruan Bold News duke theksuar se paktën 350 mijë dollarë është shifra e përfitimeve që ka realizuar ky trekëndësh.
Denoncimi u bë edhe para pak minutash nga selia blu përmes deputetes së PD Jorida Tabaku e cila kërkoi hetim për këtë rast.
'Kompania u ndërtua më 9 shtator në një njëtëtn ditë kur u krijua edhe qeveria Rama. Engli Spiropali krijoi një kompani që e quajti Solomon me qendër në fier me kapital 1 milion lekë fitoi tenderin e parë në 27 mars të 2014.
Bamirësi ishte kunati i tij, bashëshorti i Elisa Spiropalit. Për të fshehur gjurmët vëllai i saj e shiti kompaninë pak ditë më vone brenda familjes të, kushëririt të bashkërshorit’, tha Tabaku.
Mirëpo, Spiropali ka hedhur poshtë këto akuza duke pohuar se do e çojë në gjykatë median që ka shpifur. E kontaktuar nga newsbomb.al, ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka pohuar se vëllai i saj e ka shitur kompaninë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin i cili e ka blerë. Ajo e cilëson si tërësisht të pavërtetë, denoncimin sipas të cilit kompania e vëllait të Spiropalit ka fituar një tender, e të tjerët me pas i ka fituar personi të cilit ai i ka shitur kompaninë.