Deputetja e LSI-së, Silva Caka, ka akuzuar ministren Elisa Spiropali për vjedhje.
Nëpërmjet një postimi në facebook, duke ju referuar një shkrimi, ku thuhet se Bashkëshorti i Spiropalit ia dha tenderat vëllait të ministres, deputetja e LSI-së shkruan se:
‘Me bekimin politik të saj, 3 këmbët e perustisë Spiropali-Totaj-Memushaj (vëllai, burri dhe kushëriri i burrit të Ministres), vjedhin 350 mijë $’.
Ajo ka akuzuar më tej edhe qevirinë duke e cilësuar si një qeveri që punon vetëm për Kryeministrin, ministrat, familjarët e tyre dhe klientët e pushtetit.
Reagimi i plotë i deputetes, Silva Caka:
‘Llaxore te dera, dil se të erdhi vera…
Nga karrigia e pushtetit, është shumë e thjeshtë të bësh arroganten dhe të vjedhësh paratë e shqiptarëve, me mënyra të paskrupullta dhe skema të trasha.
Në këtë link, faktohet kristal e qartë vjedhja familjare e 350 mijë $, nga bashkëshorti, vëllai dhe krushku i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Me bekimin politik të saj, 3 këmbët e perustisë Spiropali-Totaj-Memushaj (vëllai, burri dhe kushëriri i burrit të Ministres), vjedhin 350 mijë $, duke treguar edhe një herë se kjo qeveri punon vetëm për Kryeministrin, ministrat, familjarët e tyre dhe klientët e pushtetit.
Ndërkohë, dosjet e korrupsionit në Dogana, faktuar nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, flenë në Prokurori. Llaxore nga vulgu, dil se të erdhi burgu’