Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook pas njoftimit që ka dhënë ministria e Brendëshme se ditën e nesërme gazetarët duhet të pajisen më kundragaz në protestën e opozitës.
Qeveria është duke bërë një “plan masash” dhe e pranon vetë se do të përdorë lëndë helmuese luftarake kundër gazetarëve në protestë, ku shton më tej se këto janë shenja që kjo qeveri e bërë palë me krimin po vetëfundoset, shkruan Vokshi
Ja shënimi i plotë i deputetes së PD:
URDHËRI LLESHAJT: GAZETARËT ME KUNDRAGAZ!!!
#Qeveria “plan masash” për t’iu mbyllur gojën gazetarëve
Në atë vend ku #qeveria pranon vetë se do përdorë lëndë helmuese luftarake kundër gazetarëve, nuk mund të flitet më për #demokraci dhe #media të lirë.
Në epokën digjitale, mjetet e punës së #Gazetarëve janë celulari, stilolapsi, mikrofoni.
Nuk e di në cilin vend të lirë #gazetarët pajisen dhe me #kundragaz?!
Këto janë shenja që kjo #qeveri e bërë palë me krimin është po #vetëfundoset!