Kryemadhi mbledh të vetët: Duhet t`i qëndroni presionit ndërkombëtar

E mërkurë, 20 February 2019 14:55

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë.

Ajo u ka kërkuar deputetëve t’i qëndrojnë fort presionit ndërkombëtar lidhur me vendimin për djegien e mandateve.

Në mbledhje, ku kanë marrë pjesë edhe disa koordinatorë, është diskutuar edhe për protestën që do të mbahet nesër.

Deri tani organizatorët e LSI janë lajmëruar se njerëzit duhen mbledhur para parlamentit dhe deri në një njoftim të dytë, përgatitjet duhet te vazhdojnë.

Tërthorazi, Kryemadhi i ka këshilluar deputetët qe të bëjnë kujdes me deklaratat dhe të jenë unision, madje mos të diktohen lëvizjet as nga Meta.

Basha nga ana tjetër pritet të mbledhë Këshillin  Kombëtar pasditen e sotme, nga ku pritet të dalë vendimi përfundimtar për mandatet. 360grade

Login to post comments