Burimeve zyrtare të Kuvendit kanë njoftuar sot se kryetari Gramoz Ruçi, do të japë një deklaratë urgjente për mediat ditën e sotme në orën 17:00, në kryesinë e Kuvendit.
Kjo lëvizje e Ruçit vjen një ditë para protestës, që pritet të mbajë opozita para Parlamentit dhe paralajmërimeve kërcënuese të policisë së shtetit, se nuk do ta kursejë as dhunë dhe as përdorimin e gazit ditën e nesërme.
Tashmë është zyrtare se opozita e bashkuar ka thirrur popullin për një protestojë të madhe, paralelisht me punimet e seancës së Kuvendit, pikërisht në 10:00, kur edhe çelen punimet e kësaj seance, që parashikohet të jetë teje e nxehtë.
Pikërisht në këtë situatë me anë të një njoftimi zyrtar në faqen online, ndryshe nga herët e tjera, Kuvendi njofton se nesër mbahet seanca e radhës, por publikon vetëm rendin e ditës dhe jo orarin e nisjes dhe të diskutimeve.
Sipas të njëjtave burime që njoftojnë daljen e pazakontë të Ruçit sot pasdite përpara gazetarëve, nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes së seancës së Kuvendit për një ditë tjetër pas dyshimeve dhe panikut, se nesër para Parlamentit mund të ketë përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë apo Gardës.