Ja një arsye më shumë pse duhet dalë në protestë/ Policia e depolitizuar flet me megafonin e Ramës, i kërkon qytetarëve të mos protestojnë

E mërkurë, 20 February 2019 17:08

Policia e Shtetit, ashtu në 16 shkurt, tenton të demonizojë protestën e organizuar nga opozita ditën e nesërme.

Në një njoftim për mediat, Policia shprehet se, “nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”.

Policia gjithashtu, paralajmëron përplasje në protestën e nesërme: “Policia e Shtetit e siguron opinionin publik, se forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t’i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet të plotë, çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune. Po ashtu, janë marrë të gjitha masat për identifikimin dhe skedimin e çdo individi që do të evidentohet si shkelës i ligjit, si edhe për ndalimin e për nxjerrjen e çdo shkelësi përpara drejtësisë”.

Modifikuar më E mërkurë, 20 February 2019 17:10
Login to post comments