Gramoz Ruçi pasi diskutoi kokë më kokë me Edi Ramën dhe Taulant Ballën mori vendim që të mos e zhvillojë të enjten seancën e parlamentit. Zmbrapsja vjen pas frikës nga protesta e opozitës që po drejton reagimet e shqiptarëve kundër kësaj qeverie.
Rama ra dhe iku në 16 shkurt larg protestës së qytetarëve, zgjodhi të strukej me qindra kilometra larg duke lënë Godinën e Qeverisë bosh.
Të njëjtin veprim frike ka marrë edhe Gramoz Ruçi, për t’i vënë drynin Parlamentit dhe që seancën e zakonshme të së enjtes të mos e mbledhë.
Këto janë makinacionet e fundit të kësaj qeverie para rrëzimit edhe de juro.