Haxhinasto: OSBE e tha që 20% të votave u blenë

E mërkurë, 20 February 2019 21:23

Deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto i ftuar në "Arena" në Ora News, u shpreh se vendimi për lënien e mandateve është një situatë ekstreme.

Pjesë nga diskutimi:

Haxhinasto: Lëshimi i mandateve është një situatë ekstreme por kjo ka ardhur pas një vlerësimi që edhe situata politike është në një situatë ekstreme. Është vënë në diskutim legjitimiteti i Parlamentit. Është provuar nga disa institucione, nga OSBE-ja.

Hila: OSBE ishte më drastike, kur tha cenon themelet e demokracisë.

Haxhinasto: Patjetër që këto organizata kanë edhe përgjegjësitë e tyre shumë të mëdha. OSBE-ja veçanërisht. Ka 20 vite që merret me reformën zgjedhore dhe reforma zgjedhore nuk u bë asnjëherë që të krijonte zgjedhje të pakontestueshme.

Login to post comments