Edita Tahiri e quan Edi Ramën "postier" të Serbisë

E mërkurë, 20 February 2019 21:36

​Ish-kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka goditur kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur “postier” të Serbisë.
Tahiri ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Rama është bërë postier i idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Idenë për kufijtë, sipas saj, Rama ia ka sjellë në Kosovë presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

“Në kohën kur ne përjetonim gjenocid, ai ishte refugjat në Evropë”, ka thënë Tahiri, duke iu referuar Ramës.

Modifikuar më E mërkurë, 20 February 2019 21:43
Login to post comments