“Nesër Shqipëria para parlamentit”, Berisha: Këshilli Kombëtar vendosi rrëzimin e Kakistokracisë

E mërkurë, 20 February 2019 21:41

Pasi Këshilli Kombëtar i partisë Demokratike vendosi sot pro kërkesës për djegien e mandateve, ish-kryemninistri Sali Berisha shkruan në facebook se ky veprim vendosi përfundimisht “rrezimin e Kakistokracise, dorezimin e mandateve dhe mosnjohjen e paralamentit te ngritur mbi drogen, krimin, korrupsionin!”

berishaa

Ai ka postuar disa foto ku shfaqet mes simpatizantëve të shumtë që ishin mbledhur sot përpara selisë blu, ndërkohë që pritej vendimi, duke pohuar se ditën e nesërme do të jetë në protestën e opozitës. “Ne mes te demokrateve para mbledhjes se Keshillit Kombetar qe vendosi rrezimin e Kakistokracise, dorezimin e mandateve dhe mosnjohjen e paralamentit te ngritur mbi drogen, krimin, korrupsionin! Neser Shqiperia para parlamentit! Sb”, shkruan Berisha.

Modifikuar më E mërkurë, 20 February 2019 21:42
Login to post comments