"Ju ftoj që askush të mos mungojë në protestë në orën 10:00 para Kuvendit të Shqipërisë, i cili do t’i kthehet Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo krimit. Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore….!”.
Kjo ishte thirrja e kryetarit të opozitës Lulzim Basha, mbrëmjen e së mërkurës, vetëm disa orë para nisjes së protestës së dytë të madhe kombëtare përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Deklarata e tij u bë nga selia blu, pas vendimit final të Këshillit Kombëtar të PD-së për të djegur mandatet e deputetit.
Pasditen e djeshme, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi se seanca parlamentare që ishte parashikuar për të enjten, anullohej.