Mediat franceze/ Kudo në Ballkan, revolta ndaj korrupsionit e autoritarizmit…

Diel, 24 February 2019 11:39

Për RFI nga Jean-Arnault Dérens
E Shtunë 23 shkurt 2019
Nga korrespondenti rajonal i RFI (Radio France Internacional)

Në Shqipëri, Serbi dhe Malin e Zi, demonstratat pasojnë njëra tjetrën dhe i ngjasojnë njëra-tjetrës, pra vala e protestës vazhdon të shtrihet nga një vend ballkanik në tjetrin.

Bosnje Hercegovinë- Për të përshkruar situatën e ndezur në Ballkan, ndoshta do të ishte e nevojshme të niseshim nga Republika Sërbska, aty ku përmes demonstratave në një madhësi të paparë kërkojnë prej një viti drejtësi dhe transparencë për vrasjen e David Dragicevic , një i ri i vrarë në rrethana ende të pashpjegueshme marsin e kaluar. Kjo lëvizje e cila më tej mori formën e një sfide radikale ndaj regjimit autoritar të Milorad Dodik, u shtyp në mënyrë të dhunshme në fund të dhjetorit, ndërkohë që ajo vazhdon.

Shqipëri- Në dhjetor të vitit 2018, ishin studentët shqiptarë që u rebeluan kundër reformës së universitetit që lejonte ndërhyrjen e sektorit privat në botën akademike e universitare, ligje të miratuara nga qeveria e Edi Ramës. Fakultetet janë ende të pushtuara nga studentët dhe lëvizja vazhdon ndërsa opozita ka vendosur gjithashtu të dalë në rrugë. Të enjten e kaluar, deputetët e partisë kryesore opozitare madje vendosën të dorëzonin kolektivisht mandatet.

Serbi – Në këtë vend është autoritarizmi i regjimit të Presidentit Vuçic që po sfidohet prej tre muajsh. Protestat filluan më 8 dhjetor në Beograd dhe u përhap në të gjithë vendin. Tubimet tani zhvillohen çdo fundjavë, të premten ose të shtunën, në disa dhjetra qytete.

Mali i Zi – Në këtë vënd është një skandal korrupsioni që ka përfshirë DPS, partinë e presidentit Milo Gjukanoviç që i ka hedhur benzin zjarrit. Dy tubime janë tashmë mbajtur me iniciativën e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura dhe një demonstrim i madh është planifikuar të shtunën në mbrëmje në Podgoricë, kryeqytetin e vendit të vogël.

Kudo tashmë kanë filluar të flasin për "Pranverën e Ballkanit" ...

Ky term i shkon gjithnjë e më shumë asaj që po ndodh në vëndet e Ballkanit, por javët e ardhshme do të tregojnë nëse kjo gjë ka një bazë dhe do të ndodhë realisht. Një valë e madhe e protestash ndodhën në këtë rajon në 2013-2014, por ato u shuan pa patur rezultate shumë të prekshme. Dhe ndërkohë që protestat dështuan ndodhi një valë e paparë e eksodit të qytetarëvë prej këtyre vëndve, kryesisht ishin të diplomuarit me moshë të re që do të largoheshin prej vëndeve të tyre për të gjetur kushte më të mira të jetesës jashtë vendit, pra duke e igruar masivisht.

A kanë të gjitha vendet e rajonit probleme të ngjashme?

Përgjigja e kësaj pyetjeje është: PO; të gjithë këto vënde kanë në thelb problem të njëjta.

Të gjitha këto vende të Ballkanit Perëndimor janë vënde kandidate për integrimin në Bashkimin Europian, por kjo perspektivë s’ka gjasa të materializohet në vitet e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, të gjithë këto vënde po përjetojnë papunësi masive, ndërkohë që pagat mbeten mjaft të ulëta dhe varfëria është rritur.

Por më e rëndëisshmja është se në këto vënde qytetarët po ballafaqohen me rregjime gjithnjë e më autoritare që kufizojnë liritë themelore dhe zbatojnë praktika favorizuese klienteliste: për shëmbull për të gjetur një vend pune duhet të kesh kartën e anëtarësimit të partisë në pushtet, dhe kjo ndodh rëndom qoftë në Shqipëri, në Serbi ose Malin e Zi.

Pikërisht kundër kësaj të ardhmjeje të pashpresë që qytetarët kanë filluar të revoltohen masivisht. Të gjithë rregjimet që drejtojnë këto vënde pretendojnë se janë "pro-europiane" dhe se gëzojnë një mbështetje të mahnitshme nga ana e Brukselit, pavarësisht nga dhunimi që i bëjnë lirive themelore apo dështimeve në ndërtimin e shtetit ligjor.

Politika e BE-së në Ballkan përmblidhet shpesh vetëm duke kërkuar "stabilitet" me cdo kosto për demokracinë, gjë e ka cuar Brukselin në kompromise me regjime gjithnjë e më pak demokratike, deri në atë masë sa të gjithë kanë filluar të flasin për "stabilokracitë" ballkanike që janë ndërtuar me dorën e lirë të Europës. Është ndoshta kjo këmishë force që po tentojnë qytetarët e këtyre vëndeve Ballkanike të shpërthejnë dhe heqin qafe ndërkohë që alternativat politike të së ardhmes po skicohen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...