Denoncimi/ Qindra pasaporta të “vjedhura”, në duart e ISIS dhe mafies

Diel, 24 February 2019 11:15

lajmit të ditëve të fundit, ku policia greke e Kakavijës bllokoi një numër të madh të pasaportave të reja të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, që ishin dërguar nga Ministria jonë e Jashtme.

Pasi kishin aplikuar për pasaporta në konsullatat tona në Athinë, Selanik dhe Janinë, shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi prisnin këto ditë që të merrnin pasaportat e reja.
Por mënyra skandaloze se si ato u transportuan nga Ministria jonë e Jashtme drejt Greqisë, hodhi në erë këtë procedurë.


Ndërsa ajo që raporton sot ish kryeministri Sali Berisha është tronditëse dhe shokuese.

Sipas tij, qindra pasaporta të vjedhura janë në duart e mafies dhe grupeve terroriste të lidhura me ISIS.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Qindra pasaporta te “vjedhura”, ne duart e grupeve terroriste te ISIS dhe mafies, rrezik i madh!

Ky eshte nje megaskandal tjeter i narkoshtetit te Kakistokracise te Tiranes. Ato mund te perdoren nga grupe terroriste te ISIS dhe mafia shqiptare dhe rajonale e me gjere dhe kercenojne keshtu sigurine kombetare dhe nderkombetare.

Miq, vjedhja e qindra pasaportave shqiptare ne Athine perben nje superskandal, rrezik serioz per sigurine kombetare jo vetem te Shqiperise por dhe me gjere. Burime serioze njoftojne se ” vjedhja “ e tyre duket se eshte realizuar kundrejt shumes se paku 2 milione euro. Ato mund te perdoren nga grupet me te rrezikshme terroriste te ISIS qe po largohen nga Siria por edhe nga baronet e droges te Shqiperise, Ballkanit dhe Amerikes Latine etj etj.

Per kete superskandal me rrezikshmeri te larte ne radhe te pare per sigurine e vendit dhe qytetareve shqiptare, Çiraku i Baton Stanishiqit vazhdon te heshte dhe nuk ka nxjerre asnje pergjegjesi sikur te kishte ndodhur ne nje vend tjeter.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete superskandal te regjimit kakistokratik te Tiranes, i bej thirrje Interpolit te beje çdo perpjekje per zbulimin e grupeve kriminale, terroriste qe “vodhen” kundrejt shumave marramendese qindra pasaporta te narkoshtetit shqiptar! sb

Modifikuar më Diel, 24 February 2019 11:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...