SYRI.net ka siguruar një letër konfidenciale që Ministria e Punëve të Jashtme i ka dërguar Misioni të OSBE-së me seli në Vjenë në të cilën, mazhoranca qeverisë sulmon hapur opozitën duke i krahasuar thirrjet e saj si terroriste.
‘Për më tepër akoma, kjo sjellje e paprecedentë e një partie politike ngjan më shumë me një kërcënim terrorist i cili kërcënon se do të hedhë në erë sistemin nëse kërkesat nuk plotësohen’- shkruhet ndër të tjera në letrën konfidenciale informuese që Ministria e Jashtme i ka dërguar pak ditë më parë OSBE-së në Vjenë.
Vetëm një ditë më parë OSBE ishte i vetmi institucion ndërkombëtar që reagoi pas protestës së opozitës ndërsa në reagimin e saj thuhej: ‘Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi.
Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë. Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjesëtimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta’.
Letra e plotë konfidenciale e Ministrisë së Jashtme për Misionin e OSBE-së në Vjenë
Pozicioni mbi zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri
Informacioni bazë...
Në 16 shkurt 2019, pas thirrjeve të nxitëse disa javore nga liderët e opozitës Lulzim Basha (PD) dhe Monika Kryemadhi (LSI) për një protestë të dhunshme në Tiranë për të rrëzuar qeverinë, rreth 10 mijë persona (sipas të dhënave të policisë) u mblodhën përpara zyrës së Kryeministrit. Ndryshe nga rastet e kaluara opozita në mënyrë vullnetare nuk u angazhua që të udhëhiqte demonstruesit, duke insistuar se ‘këtë herë ishte në dorë të njerëzve që të udhëhiqnin jo më me fjalë por me vepra’. Dhe ashtu sic ishte parashikuar jo më vonë se 10 minutar pas fillimit të protestës demonstruesit mësynë dyert e Kryeministrisë në akt të paprecedentë të dhunës e padëgjuar në vitet e fundit.
Pavarësisht këtyre akteve të pajustifikuara të dhunës, policia e menaxhoi situatën në një mënyrë shumë lartë profesionale, duke i mbajtur protestuesit larg përmes përdorimit të gazit lotsjellës por duke mos u konfrontuar në asnjë rast me ta. Ambasada e SHBA-së, delegacion BE-së, ambasadat e vendeve të BE-së dhe po ashtu edhe prezenca e OSBE-së dënuan përdorimin e dhunës nga protestuesit ndaj pronës publike ndërsa falënderuan policinë dhe sjelljen e tyre shembullore. Interesante është fakti që liderët e opozitës nuk u distancuan nga aktet e dhunës dhe dhunimi i pronës publike përreth zyrës së Kryeministrit, por i inkurajuan ato dhe i justifikuan.
Një ditë pas protestës kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se anëtarët e PD në parlament ishin të gatshëm të anulonin mandatet e tyre. Ky u akt u konfirmua në mënyrë unanime nga grupi parlamentar i PD-së që dhanë dorëheqjen nga mandatet duke argumentuar se zgjedhjet e fundit të 2017-ës ishin të manipuluara dhe se qeveria aktuale nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe se e vetmja rrugë përpara do të ishte krijimi i një qeverie kalimtare për të përgatitur vendin për zgjedhjet e parakohshme
1. Pse opozita kërkesat e opozitës janë të pabaza dhe një deja-vu?
Kjo kërkesë e Lulzim Bashës nuk është e re. Më herët në vitin 2017, muaj përpara se zgjedhjet e përgjithshme të mbaheshin, PD ngriti një çadër në bulevardin kryesor në hyrje të Kryeministrisë dhe kërcënoi se nuk do të merrte pjesë ne zgjedhje nëse një qeveri e tranzicionit nuk do të formohej, që të garantonte një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor.
Në atë kohë, pas muajsh të tërë bojkoti të Parlamentit, Kryeministri Edi Rama u angazhua në një dialog me liderin e opozitës i cili kulmoi me një marrëveshje e cila parashikonte emërimin e kryetarit të KQZ-së nga opozitar, e cila do të kishte gjithashtu edhe zv/kryeministrin, Ministrin e Punëve të Brendshme, Financat, Arsimin, Shëndetësinë, Drejtësinë dhe si disa nga drejtoritë kryesore të koorporatave shtetërore. Kur u pyet për të gjithë këto lëshime, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo bëhej për të përmbusheshin të gjitha kërkesat e opozitës me qëllim që për herë të parë të kishim një rezultat zgjedhor të pakontestuar nga askush.
Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar nga Edi Rama dhe Lulzim Basha në vitin 2017, opozita emëroi kryetarin KQZ-së dhe gjysmën e anëtarëve të kabinetit tranzitor qeveritar që përgatiti zgjedhjet e përgjithshme. Në shtesë të kësaj, një task forcë e udhëhequr nga zv/Kryeministrja e emëruar nga opozita u ngrit me qëllim monitorimin dhe koordimin e administratës publike që funksionoi deri në ditën e zgjedhjeve.
Partia Socialiste fitopi më një shumicë të qartë zgjedhjet e 2017 cka i mundësuan Edi Ramës që formonte qeverinë e parë pa koalicione që prej rënies së komunizmit. Sipas raportit vjetor të Komisionit Europian zgjedhjet e 2017 u vlersuan si një proces i zhvilluar sipas mënyrës së duhur dhe rezultatet u pranuan nga të gjitha palët.
Raporti i OSBE/ODIHR nënvizoi jo vetëm klimën e qetë të paprecendetë që u vu re gjatë fushatës zgjedhore, por gjithashtu edhe procesin zgjedhor duke sjellë në vëmendje faktin ‘se kandidatët patën mundësinë që të zhvillonin fushatën të lirë dhe se liritë themelorë u respektuan’. Marrëveshja mes dy liderëve të PS dhe PD kontribuoi në një proces gjithëpërfshirës dhe në një fushatë shumë pak të polarizuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve veproi në mënyrë transparente me komunikime periodike me publikun.
Pas më pak se dy vjetësh nga zgjedhjet e 2017, pavarësisht se rezultati është konfirmuar nga KQZ dhe raporti i OSBE/ODIHR Lulzim Basha rikthehet sërish në pozitat e 2017-ës. Kësaj herë në vend të ngritjes së një çadre ai ka dhënë dorëheqjen nga mandati dhe sërish kërkon për një qeveri kalimtare e cila duhet të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.
2. Pse anulimi i mandateve nga opozitar është një aksion jo serioz dhe jo i arsyeshëm nga opozita?
Sipas Kushtetutës, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri mbahen njëherë në 4 vjet, për aq kohë sa qeveria ka përkrahjen e shumicës në parlament ose Kryeministri humb votëbesimin në Parlament. Në asnjë demokraci parlamentare zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk mbahen vetëm pse opozita e dëshiron këtë.
Mandatet e anëtarëve të parlamentit u jepen partive politike nga qytetarët dhe jo për ta përdoruar atë si një mjet për të tradhtuar popullin që ka votuar për ty. Për më tepër akoma, kjo sjellje e paprecendetë e një partie politike ngjan më shumë me një kërcënim terrorist i cili kërcënon se do të hedhë në erë sistemin nëse kërkesat nuk plotësohen.
Për më tepër, fakti që 2 vjet më parë një marrëveshje iu ofrua opozitës me qëllim që rezultati i zgjedhjeve të mos kontestohej, kjo nuk do të thotë që sa herë vendi ka zgjedhje qoftë të përgjithshme, qoftë lokale, pushteti të ndahet mes mazhorancës dhe opozitës.
Kushtetuta e Shqipërisë, nuk e parash këtë mënyrë jo normale të ndarjes së pushtetit, plus që këto lloj rregullimesh nuk janë konstatuar ndonjëherë më parë në ndonjë vend demokratik.
Për më tepër, fakti që Lulzim Basha vazhdon të përsërisë të njëjtë kërkesa çdo herë që ai humb zgjedhjet do të thotë se me të nuk ka asnjë garanci se një marrëveshje politike mund e arritur mund të nderohet si e tillë deri në fund.
Qëndrimet e opozitës konfirmojnë se ajo nuk ka qenë kurrë serioze në konsolidimin e shtetit dhe të reformave në Shqipëri. Kërcënimet e PD-së janë komë më pak të shpjegueshme po të marrësh parasysh faktin se opozita refuzon prej më shumë se një viti pjesëmarrjen në komisionin bi-partizan për Reformën Zgjedhore, pavarësisht thirrje të herë pas hershme nga OSBE dhe misionet diplomatike në Shqipëri. Komisioni u ngrit në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe kishte një mandat të qartë që të ndërtonte rrugën për përgatitjen e zgjedhjeve lokale të Qershorit 2019. Komisioni i Reformës bashkëudhëhiqet nga mazhoranca dhe opozitar dhe që të dyja kanë të njëjtin numër anëtarësh në të. Edhe kur ishte e qartë për të gjithë anëtarët e komisionit se puna e tyre ishte vetëm adresimin i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, sërish opozitar vazhdoi bojkotin e vet me qëllim që të minonte të gjithë procesin e reformës zgjedhore. Vendimi i opozitës për të dhënë dorëheqjen nga mandatet, automatikisht e bllokoi punën e komisionit të reformës zgjedhore dhe për këtë arsye asnjë amendament nuk do të hyjë në fuqi si pasojë e përfundimit të afatit.
3. Pse këto akte të rrezikshme dhe retorika nxitëse, minon perspektivën europiane të Shqipërisë?
Shqipëria ka bërë një progres të madh në fusha si reforma në drejtësi, lufta kundër drogës, krimi i organizuar, korrupsioni dhe papunësia. Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët ka dhënë rezultate konkrete, dukë përfshirë edhe largimin me dëshirë të anëtarëve të lartë të sistemit gjyqësor dhe e gjitha kjo ka ndodhur në syrin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Implementimi i një trupe të re gjyqësore siç është Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit në dhjetor të vitit 2018 është një hap kyç që konfirmon pakthyeshmërinë e reformës dhe suksesin e reformës në drejtësi. Këto hapa i hapin rrugë tashmë ngritjes së SPAK dhe BKH e si pasojë edhe zgjedhje e një Prokurori të Përgjithshëm me mandat të plotë. Përkundër kësaj bojkoti i gjatë i opozitës gjatë vitit 2017 krijoi vonesa për ngritjen e institucioneve të vettingut.
Lufta ndaj krimit të organizuar, njësia Task Forcë ‘Forca e Ligjit’ ka finalizuar deri tani 24 operacione, duke shkatërruar 13 grupe kriminale që veprojnë ndërkombëtarisht si dhe ka arrestuar figura të njohura të krimit të organizuar dhe rreth 203 individ me lidhje kriminale jane arrestuar gjithashtu.
Të gjitha këto arritje demonstrojnë se Shqipëria ka mbajtur një momentum të vazhdueshëm reformash dhe konsolidimi për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.
4. Çfarë kërkojmë nga partnerët tanë:
- Është e qartë se përdorimi i dhunës, në mënyrë të hapur dhe fort e inkurajuar nga liderët e opozitës, si mjet për të arritur pushtetin, është një tentativë për delegjitimuar procesin demokratik në Shqipëri
- Ndryshimi i qeverisë në një demokraci und të ndodhë vetëm përmes zgjedhjeve, jo përmes kërcënimeve, bojkotit apo përdorimit të dhunës në çdo formë të saj
- Konfrontimi politik nuk mund të përdoret për të ndaluar Reformën në Drejtësi
- Është e rëndësishme që të bëhet qartë tek liderët e opozitës që nëse vijojnë të keqpërdorin mjetet parlamentare mund thjeshtë të sjellë largimin e tyre të mëtejshëm nga elektorati. Kjo sjellje është e papranueshme për partnerët ndërkombëtar, të cilët nuk mbështesin metodat e dhunshme dhe retorikën e tillë. Debati politik duhet të ndodhë brenda institucioneve shtetërore, konkretisht në parlament.
- Partitë politike të Shqipërisë nuk mund të lejojnë që të dëmtohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE
- Mandatet parlamentare përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, anulimi i tyre injoron vullnetin e qytetarëve.
© SYRI.net