Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi janë duke zhvilluar një takim me 7 anëtarë të një delegacioni të Parlamentit Europian, të mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Takimi po zhvillohet në zyrat e Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics. Vizita e delegacionit të PE në Tiranë vjen fill pas protestës së opozitës gjatë mbrëmjes së djeshme. Djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament pritet të jetë një ndër pikat kryesore për të cilën do të diskutohet në takimet mes opozitës dhe ndërkombëtarëve.
Përveç takimit me kreun e PD dhe të LSI, delegacioni i PE do të zhvillojë një sërë takimesh edhe me zyrtarë të tjerë të vendit.
Takimi është i pari pas protestave popullore dhe djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës.