Procesi i fundit para burgosjes së Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm i kapur me trafikantët e kanabisit, do të nisë këtë të enjte me mbylljen e hetimeve dhe dërgimin e dosjes në Gjykatë.
Bashkë me ish-ministrin të pandehur janë marrë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Cela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, të cilët jetojnë në arrati prej më shumë se një viti e gjysmë. Konkretisht ndaj tyre rëndojnë akuzat e trafikut të narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, grupi i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave nga organizata kriminale. Në dosjen e prokurorisë, e cila bazohet kryesisht në materiale të ardhura nga Italia, Mali i Zi dhe Greqia, si dhe përgjimet telefonike, thuhet se ish-ministri dhe tre ish-zyrtarët e policisë së Vlorës kanë krijuar kushtet e favorshme që pjesëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, të ushtronin të qetë aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.
Ndonëse Habilajt u akuzuan nga prokuroria e Arta Markut dhe Donika Prelës, se janë trafikantë, çuditërisht emri i ish-ministrit të Brendshëm Tahiri është ndarë nga dosja e grupit të strukturuar kriminal.
Sipas Arta Marku dhe Donika Prelës, ish-ministri duhet të akuzohet vetëm për shkelje të detyrës dhe jo për favorizim në trafikun e drogës.
Mekanizmi që Rama ka për të shpëtuar Tahirin është Arta Marku. Kjo e fundit është joshur edhe me pozicionin në KED, një prej komisioneve kryesorë që do të ngrejë strukturat e Drejtësisë së re.
Kjo e fundit me së Donika Prelës në krye të Krimeve të Rënda ka nisur edhe shpëtimi për ish-ministrin më të suksesshëm të Ramës. Donika Prela largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prokurorët e hekurt që po hetonin Tahirin, pavarësisht ndërhyrjeve. Elisabbeta Imeraj u komandua në Prokurorinë e Tiranës dhe Besim Hajdarmataj u degdis në Pogradec. Dosja e Tahirit tani është më e kontrollueshme dhe më e lehtë për të zbutur akuzat.
Nga vetë kryeministri, në publik u dhanë sinjale afrimiteti midis tij dhe ish ministrit narkotrafikant, që pas largimit të Xhafajt nga Ministria e Brendshme.
Këto dy sinjale duket se nuk i kanë pëlqyer ambasadës më të rëndësishme në vendin tonë, asaj amerikane. Ajo ka folur drejtpërdrejt për hetimin e Tahirit. Një pozicionim kundër treshes Rama-Marku-Prela.