Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në datën 5 mars në seancë plenare.
E pikërisht në këtë ditë edhe opozita do të protestojë.
Partia Demokratike ka bërë të ditur se në çdo ditë që do të ketë seancë, do të ketë edhe protestë.
Ende nuk dihet ora e zhvillimit, për shkak se nuk është vendosur as ora kur do të zhvillohet seanca e mazhorancës.