Prokuroria i ka kërkuar ish-ministrit Saimir Tahiri të paraqitet të enjten për tu njohur me përfundimin e hetimeve ndaj tij.
Burimet kanë saktësuar se mbi të rëndojnë dy akuza, trafikimi të narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.
I pyetur mbi pritshmëritë rreth këtij vendimi, ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, në cilësinë edhe të juristit, thotë se të paktën 2 nga 3 akuzat që rëndojnë ndaj tij janë të provuara.
Alibeaj: Për ato çfarë unë kam parë që në 20 shtator të 2017 kur kërkesa e prokurorisë erdhi në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, për ato çfarë media nxori më vonë, është totalisht një situatë e provuar. Për paktën dy nga tre akuzat që ka. Por a kemi ne një sistem prokurorie dhe një gjyqësor të lirë? Nuk e kemi. Me Arta Markun, Donika Prelën, apo me gjyqtarë mbi kokën e të cilëve qëndron vettingu i Edi Ramës.
Kjo është çështje që lë shumë për të dëshiruar. Kushdo sot e di se çfarë ka ndodhur në këtë episod, Shqipëria u kanabizua nga jugu në veri, bandat lulëzuan dhe krijuan potencialin më të madh kriminal dhe sot kemi arritur nga vendi me kanabizimin më të madh në vendin tranzit për drogat e forta dhe pastrimin e parave. I kemi faturë nga ky Kryeministër dhe nga ai Ministër.