Tre kushtet e opozitës së bashkuar për zgjidhjen e situatës

E mërkurë, 27 February 2019 21:22

Pas takimit me një grup eurodeputetësh, kryetari i PD-së, Lulzim Basha përmendi tre kushtet për rikthimin e normalitetit politik në vend. Ai iu përgjigj edhe deklaratave të ndërkombëtarëve për ruajtjen e stabilitetit në vend.

Basha: Largimi i Edi Ramës, një qeveri e përkohshme tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë rruga për rikthimin e legjitimitetit politik të institucioneve në mënyrë që të zgjidhen nga njerëzit dhe të punojnë për njerëzit.

Në këtë fazë të rëndësishme ku ndodhet vendi ynë, në këtë fazë ku synohet çelja e negociatave për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian, detyra jonë është t’ju shpjegojmë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar dhe si rezultat i tolerimit të Edi Ramës, për futjen e kriminelëve në Parlament në vitin 2013, mbjelljen e kanabisit në vitin 2015, kalimi nga marihuana tek heroina dhe kokaina, tani tek pastrimi i parave dhe kthimi i krimit të organizuar në faktor vendimtar në procesin elektoral, ka shkatërruar stabilitetin e vendit.

Më herët, kreu i delegacionit dhe Eurodeputeti i Partisë Popullore, Tune Kelam i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që të zgjidhin situatën e krijuar javët e fundit me anë të dialogut konstruktiv.

“Ne dënojmë me forcë retorikën politike që nxit dhunën dhe i kërkojmë opozitës që të riangazhohet me jetën parlamentare. Qeveria dhe opozita duhet ta kapërcejnë këtë situatë nëpërmjet dialogut konstruktiv.”

Në Shqipëri ata parashikohet të takojnë Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Pas Shqipërisë, 7 eurodeputetët do të udhëtojë drejt Shkupit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...