Rrjeti masakron ministrin e Ramës pasi ngatërroi vargjet e Naimit (FOTO & VIDEO)

Saturday, 02 Mars 2019 09:57

Emërimi i Gent Cakajt në postin e ministrit të jashtëm shkaktoi një tërmet të vërtetë në politikën shqiptare, dhe duket se efektet e këtij vendimi të kryeministrit Edi Rama ndihen akoma.

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, teksa ishte i pranishëm në Samitin e Diasporës, Cakaj tregoi edhe njëherë mungesë pjekurie, teksa u përfshi nga emocionet, dhe ngatërroi poemën e Naim Frashërit, ”Bagëti e Bujqësi”.

Në përpjekje për t’u shpërfaqur si i lexuar, Cakaj kaloi një moment vërtetë të pakëndshëm përpara qindra syve që ishin duke e vëzhguar. Ministri që përfaqëson Shqipërinë në takime ndërkombëtare, u mbështet dhe me duartrokitje nga salla për të kaluar momentin e sikletshëm.

“Teksa pashë emrin e Naim Frashërit lart, natyrshëm më erdhën ndërmend disa prej vargjeve e tij, kur nga largësitë, nga largësia përshkruan mallin që ndiente për vendin e tij. Dhe nëse nuk gaboj, vargjet tij afërsisht ato janë kështu:

“Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur… (Salla mbështet me duartokitje) Të lutem! Fat i madh e mirësi, atë vend e ka mbuluar. Atje nata është një tjetër natë dhe dita është një tjetër ditë”, tha Cakaj në fjalën e tij.

Vargjet nga poema ”Bagëti e Bujqësi”:

Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,

Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;

Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,

Në pyjet’ e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.

379353.jpg379354.jpg379352.jpg

Modifikuar më Saturday, 02 Mars 2019 10:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...