Kush është njeriu që një vit më parë e quante emërimin e Cakajt një TURP, ndërsa sot u shpërblye me rolin e rëndësishëm

Saturday, 09 May 2020 18:53

Lëvizje të tilla mund t’i dëgjosh vetëm në skenën politike shqiptare.

Zef Mazi do të jetë kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian

Lajmin e dha sot Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me ambasadorin e BE Luigi Soreca.

 

Vetë Rama tha Zef Mazi ka qenë jo pak herë kritikues i qeverisë së tij, por shtoi se ai është një personalitet i nderuar i diplomacisë shqiptare, i respektuar dhe i mirënjohur nga të gjithë.

Pa vënë në dyshim integritetin e Mazit, ne po sjellim në vëmendje vetëm një koment të tij bërë vitin e kaluar kur Rama vendosi të emërojë Gent Cakajn ministër të Jashtëm.

Dhe nuk bëhet fjalë për një kritikë siç e cilësoi Rama me ‘buonsens’ por për një ‘fshikullimë’ të vërtetë.

Mazi një vit më parë e quante emërimin e Cakajt një turp dhe i kërkonte Ramës t’i jepte fund këtij turpi por sot s’e ka patur aspak problem të punojë me këta dy njerëz që paskan bërë kaq shumë turpe.

ARTIKULLI I ZEF MAZIT publikuar më datë 11 janar 2019 me titull “Edi Rama, jepini fund këtij turpi”.

Kryeministri Edi Rama caktoi per minister te jashtem nje djale te ri të moshës 28 vjecare dhe nga Prishtina, pas shtate muajsh angazhimi ne ministrine e jashtme si zv.ministër. Këto orë për të po thuhet se paska njohuri te admirueshme, pavaresisht nga mosha. Kjo tregon në fakt metrin e gjykimit dhe standartin e vlerësimit të të emëruarve në shtetin e sotëm shqiptar. Del e qartë kësisoj sesi u bëkan vleresimet dhe si arrihet në konkluzione mbi karrierat dhe nivelin profesional të të emëruarve, qe te habisin per mendjelehtesine që bartin!

Kryeministri Rama ka hyrë në konflikt publik me Presidentin e Republikes për kandidaturën e ministrit në fjalë, duke spostuar njëkohësisht edhe Ministrin e Jashtem Ditmir Bushati, i cili ende eshte ne detyre. Nga ana e tij edhe Presidenti duket se po luan politikisht.

Mendoj se kjo situatë, kështu siç shihet e gjykohet në momentin aktual, nuk shkon në drejtim të interesave të mëdha të vendit, si në rrafshin politik e kombëtar, ashtu edhe në atë global.

Nuk po zgjatem, por shënoj se kjo që ka ndodhur, e që vijon të konsumohet, tregon qarte sesa i papjekur është vendi ynë, sesa joseriozë jane politikanet shqiptare, sesa i cekët është gjykimi i tyre, dhe sa te kenaqur duhet te ndjehen sot disa fqinjë që sodisin maskaraden tonë të radhës.

Ministria e jashtme është nga inistitucionet me te rendesishme te vendit. Me te nuk mund të behen lojra dhe akrobaci, apo lajthitje si ato qe vihen re tek ne. Ky institucion eshte pasqyra e vendit në arenen nderkombetare! Serioziteti i tij reflektohet pike së pari që nga titullari i ministrise, e me pas, zbret poshte tek drejtoret, ambasadoret e keshtu me radhe.

Eshte shume zor sot te gjesh nje vend që të ketë për ministër të jashtëm një djalosh kaq të ri dhe pa pervoje, ose me pervojë mjerisht minimale. Rasti i veçante i Austrise që po citohet lart e poshtë ishte thjesht një perjashtim, por shenojme se ish-ministri i jashtem, sot kryeminister, kishte mbi 15 vjet karriere në partine e tij politike, ishte rritur dhe ngritur atje, dhe gjeti dhe la një staf ministrie tepër serioz dhe me pervojë mjaft të gjatë, që e udhëzonte rregullisht.

Shkolla e kryer, diku edhe kjo duhet pare me kujdes, kur eshte puna për poste të tillë, të meson sesi dhe ku duhen hapur librat, ajo të meson edhe se cili libër duhet hapur e konsultuar në cilën periudhe, etj. Por shkolla nuk eshtë etaloni i vetem kutmatës! Përvoja është puna, puna dhe vetëm puna, eksperienca në diplomacinë e aplikuar, ku kalohen e hipen të gjitha shkallët profesionale, gradualisht dhe nje nga nje. Parashutimet e menjëhereshme janë mjaft të rrezikshme për një shtet serioz (mirepo nje shtet serioz nuk ben ato që bëjmë ne në Shqipëri …). Vendi ynë nuk e ka luksin për të tilla situata joserioze.

Ky rast ekstrem duhet te beje qe te reflektohet dhe jo te shahet, te rivendosen ekuilibret dhe te jepen zgjidhje me nje minister tjeter, ne moshe te respektuar, me njohuri, pervoje dhe zgjuarsi politike dhe diplomatike! A nuk ka valle nje njeri te tille e gjithe struktura e partise socialiste? Po ajo e opozites valle nuk ka? Po OJQ-te apo shoqeria civile nuk paskan nje te tille? Me siguri qe po, por duhet menduar thelle!

Shqiperia, si thame me lart, nuk i ka disa lukse si te tjeret. Ne jemi vend i vogel, gabime mund te behen lehte, dhe ato lene pasoja jo te vogla. Ne duhet te bejme shume here me teper kujdes qe te jemi te respektuar, te degjuar, te pranuar me ndergjegje, dhe te zgjuar.

Mjafton te permend ketu kryesine e radhes te OSBE-se, qe ne e marrim vitin e ardhshem. Nga pervoja e gjate e di mire qe duhet te ndalesh e te mendosh thelle: cili do jete ministri i jashtem i yni dhe me çfare bagazhi, moshe dhe pervoje do te vije ai? Cili rast nuk krijon çekuilibre edhe të përmasave rajonale, vështrime vëngër, etj, me cilin minister kryesia do të shkoje ne te gjitha pikat e tensionuara apo konfliktuale të zonës së OSBE dhe do të bisedoje me pushtetaret, të zgjedhur ose jo, me parlamentaret, me OJQ-të vendore, me Misionet e OSBE-se, me shoqërine civile, me palët ne konflikte, etj.

Sa do të jetë ky ministër në gjendje të jape udhëzime dhe ide, sesi duhet te behet kjo ose ajo gjë, si duhet të ndiqet ky ose ai proces, ç’drejtim duhet të marrin teza dhe propozime të caktuara, që ato te jene te duartrokitura dhe të pranueshme për të gjithe! Me cilin ministër do te bisedojne homologet e Evropes dhe me gjere, me cilin ministër do të shkembejnë ata mendime të pjekura, të thella në pervoje dhe nga cili minister, kryetar radhe, ata do të marrin udhëzime?

Eshte nevojë urgjente që keto aspekte, të gjitha e pa neglizhuar as edhe një prej tyre, të mendohen thelle dhe te arrihet ne konkluzione dhe gjetje të forta, të qendrueshme, të rregullta dhe te respektueshme e të pranuara nga te gjithe. Këtë ta meson përvoja e gjate, këtë ne, Shqipëria, nuk kemi luksin ta anashkalojme apo, edhe me keq, ta injorojme. Sharjet, hedhja e fajit sa këtej sa andej, këmbënguljet foshnjore, etj., nuk ndihmojnë aspak.

Ai qe di të fale dhe të thote “u bë nje gabim, hajde ta korigjojmë bashkerisht, të shohim dhe te ecim perpara“ – ai tregohet i lartë. Nuk është turp, përkundrazi, bën mirë, është në të mirën e vendit.

360grade.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...