Manjani i përgjigjet Veliajt: Turp kur bën sikur pyet popullin! Kur i ze dritën me kulla nuk ndihet

Diel, 10 Mars 2019 20:36

Dita e enjte, që përkon dhe me Ditën e Verës, sipas parashikimeve meteorologjike, pritet të jetë një ditë me reshje shiu,

Për këtë arsye, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një sondazhi publik, ka kërkuar shtyrjen e festimeve për në datë 17 mars.

“Hej! Më ndihmo 1min me një dilemë! Të gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës, dt.14 shi me gjyma! Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e t’i bëjmë festimet të dielën, dt. 17? E enjtja pushim gjithsesi”, shkruan kryebashkiaku në twitter.

 

Por dilemës së tij i është përgjigjur ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Sipas tij, dita e verës është ditë feste zyrtare dhe ditë pushimi e vendosur me ligj.

“Dikush ti tregojë Kryetarit të Bashkisë Tiranës se dita e verës është ditë feste zyrtare dhe ditë pushimi e vendosur me LIGJ. Ja ku e ka, në nenin 1, pika g! Është vendosur me ligj festa dhe pushimi dhe jo me Twitter, as me FB e as me Instagram. Ligji nuk ja ka lënë të drejtën as të shtyjë e as të vendosë data të reja Kryetarit të Bashkisë! Populizmi është thjesht akt i pështirë paligjshmërie! Le pastaj, kur bën sikur po pyet popullin!!! Kur ja zë sheshet e dritën e diellit me kulla nuk ndihet!! Turp!”, shkruan Manjani

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...