U zgjodh si prokurore e Përgjithshme me vetëm 69 vota të Rilindjes për vetëm 2-3 muaj, por duket se po bëhet gati të bëhet “e përjetshme”. Afrimi i kohës kur do të zgjidhet, Prokurori i Përgjithshëm, proces ku edhe është kandidate “e fortë”, e ka nxjerrë nga zyra Ara Markun ditët e fundit dhe ka nisur fushatën, nëpër prokuroritë e Rretheve. Ditën e sotme pas takimit në Vlorë, ajo ishte në organin e akuzës së Tiranës, nga tregoi edhe hallin e madh që e shqetëson. Njësoj siç tregoi edhe Edi Rama në fjalimin përpara punonjësve të administratës të mbledhur me rastin e “Kongresit” të PS-së, fajin për punë që nuk ecin mirë në prokurorinë e drejtuar prej saj, e kanë gazetarët.
“Disa prokurorë na kanë bërë që të na vijë turp që jemi prokurorë. Kanë nxjerrë materiale, informacion dhe dokumentacion, pa dashur t’ia dinë për sekretin hetimor…Disa çështje kanë trazuar edhe politikën në vend dhe kjo ka bërë, që të mos jetë një situatë normale”, deklaroi Marku në analizën e prokurorisë së Tiranës.