Opozita drejt bojkotit, Mediu ironizon Ramën: Ju kujtohet viti 2007 dhe loja e çertifikatës?

E mërkurë, 27 Mars 2019 22:18

Kur na ndajnë 3 muaj nga beteja e zgjedhjeve vendore, aleatët e demokratëve kërkojë shtyrjen e datës së zgjedhjeve, duke paralajmëruar se opozita po shkon drejt bojkotit të procesit të 30 qershorit.

“Nuk gjykoj që do të kemi zgjedhje lokale në datën e dekretuar nga Presidenti. Padiskutim që zgjedhjet do të shtyhen dhe është e vetmja alternativë”, tha Nard Ndoka.

Kryerepublikani Mediu sjell ndërmend edhe rastet kur zgjedhjet janë shtyre në të shkuarën, me kërkesë të Edi Ramës.

“Marria e një njeriu, që në vitin 2007, për një certifikatë ka mbajtur forcat politike 3 ditë ulur te Presidenti i Republikës dhe ka shtyrë zgjedhjet, të mos të dëgjojë marria e këtij njeriu se kush është problemi themelor i qytetarëve shqiptarë, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kjo është një situatë tërësisht e papranueshme”, tha Fatmir Mediu.

Aleatët Ndoka dhe Mediu ndahen sa i takon qëndrimit që duhet mbajtur me ndërkombëtarët, si dhe rolit që të huajt duhet të kenë në zgjidhjen e krizës politike.

“Gjykoj që është turp për klasën poliike shqiptare, që vjen dikush dhe i kap prej veshi. Është një papërgjegjshmëri totale që ne operojmë në të tilla standarde”, tha më tej Ndoka.

“Mendoj që është e domosdoshme që faktori ndërkombëtar të jetë pjesë. Opozita duhet ta zhvillojë më me seriozitet këtë dimension”, shtoi më tej Mediu.

Jo vetëm me ndërkombëtarët, por republikanët janë të mendimit se, më shumë qartësi opozita duhet të ketë edhe për aksionin e saj.

“Ne i dogjëm mandatet me qëllimin për të larguar Edi Ramën. Në këtë pikëpamje mendoj se ka nevojë që opozita të shpjegojë kush do të jenë aktet dhe veprimet që duhet patjetër të largojnë Edi Ramën”, tha Mediu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...