Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur 8 arsye vërtetojnë që audio-përgjimet e nxjerra nga Prokuroria në lidhje me bashkëpunimin e zv.drejtorit të Policisë Fier Alfred Nushi me shtetasin Alfred Alizoti, me qëllim që ky i fundit të hiqet sikur është ai Agron Xhafaj në audiopërgjimin e ‘Babales” apo ndryshe Albert Veliut.
Berisha shkruan se “shefi i madh” që përmendet në bisedime rezulton të jetë ish-ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj
Postimi i plotë:
Dokumente zyrtare të pabesueshme dhe të jashtëzakonshme!
Përgjimet e nxjerra nga dosja zyrtare bëjnë autopsinë e plote te narkoshtetit.
Ato faktojnë me zë te certifikuar
1- se narkorafikanti i njohur Fredi Alizoti (që sipas skenarit Xhafa – Veliu është ngarkuar të mashtrojë kundrejt pagesës se me Alfred Veliun ka biseduar ai dhe jo Agron Xhafa) bisedon ne telefon shume e shume here dhe i trajton si vartës te tij narkodrejtorin dhe narko zëvendësdrejtorin e policisë se qarkut te Fierit, Nushi dhe Marko si dhe narkoprokurorin e ngarkuar për hetim.
Nga këto biseda del se:
2- Narkodrejtori dhe zëvendësi i tij takohen disa herë me trafikantin Alizoti dhe i paguajnë shuma të mira parash.
3- Nga bisedat del se për aferën e piste te tyre pra imitimin e Geron Xhafes nga Alizoti ai ka lidhje edhe me narko politikanet e larte Taulant Ballën dhe Gramoz Ruçin.
4-Ne një bisede me zëvendës narkodrejtorin Marko trafikanti përmend “shefin e madh”. Por Marko i thote se “shefi i madh” është jashtë dhe kthehet te nesërmen mbasdite.
5-Verifikimi dëshmon se shefi i madh ishte Fatmir Xhafa, i cili atë dite ndodhej ne Kroaci.
6-Dosja e derguar ne gjykate nga narko prokuroret nuk përfshinë asnjërin prej këtyre regjistrimeve te realizuara me urdhër te prokurorit. Për narkoprokuroret e narkoshtetit këto prova nuk ekzistojnë!?
7-Madje narkodrejtor Nushi dhe zëvendësi i tij Marko te thirrur ne prokurori, sipas dokumenteve zyrtare mashtrojnë duke deklaruar se kane takuar vetëm një here trafikantin Alizoti.
8-Megjithe këtë, narkoprokuroret që kane prova te pakundërshtueshme se narkopolicet kanë gënjyer, në vend që ti arrestojnë për gënjeshtrën e tyre e besojnë këtë gënjeshtër si te vërtet duke u bere bashkëpunëtorë ne krim.
Si përfundim fajtor për narkoprokuroret është Ervin Salianji që me këto dokumente beri autopsinë e narkoshtetit. Kurse Narkodrejtori dhe zëvendësi i tij së bashku me narkoprokuroret kalojnë vetingun dhe ngrihen në përgjegjësi.