Basha: Ora e padrejtësisë do të marrë fund shumë shpejt, ora e ndryshimit po vjen

E Enjte, 28 Mars 2019 11:49

Kreu i opozitës Lulzim Basha po mban një fjalim në protestën e organizuar tek parlamenti. Basha është shprehur se protesta është parlamenti i vërtetë i popullit, pasi ai që është atje (pas shpinës së tij), është një bandë e trafikut të drogës.

 ‘Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra. Mirë se keni ardhur në këtë asamble të Kushtetutës, ligjit, në parlamentin e vetëm që njoh unë, që njeh opozita e bashkuar, në parlamentin e popullit të bashkuar për ndryshim

Pas nesh ndodhet banda më e keqe që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Për 6 vite kjo bandë kriminale vodhi dhe gjobiti shqiptarët, u rriti çmimet e kostos bazë të jetesës.

Rriti energjinë dhe çoi drejt vetëvrasjes dhjetëra familjarë që nuk paguanin dot faturat e bandës. Rriti çmimin e naftës, shkatërroi qindra biznese, qindra mijë i çoi drejt dëshpërimit të kurbetit, shkatërroi shëndetësinë, detyroi vogëlushët e pangrënë të udhëtojnë me orë drejt klasave të pangrohura.

Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë mashtrimi, propaganda e shpifur, e ndyrë, që e bënte përdhunuesin hero, narkotrafikantint kryebashkiak e kryebashibozukun, kryetar të Kuvendit, si një amanet nga babai i tij politik Enver Hoxha. Po njësoj si mund të ngjallet kufoma e Enver Hoxhës aq mund të ngjallet kufoma politike e Edi Ramës’, tha ndër të tjera Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...