Kreu i opozitës Lulzim Basha duke folur në protestën e shqiptarëve para parlamentit i është përgjigjur deklaratave për luftë të bëra nga Edi Rama ditën e shtunë në anti mitingun e tij të mbledhur në sheshin ‘Nënë Tereza’.
‘Edi Rama thirri mendjes se në atë karrige i ke orët e numëruara dhe populli do të përgjigjet sy për sy dhe dhëmb për dhëmb’, tha kreu i PD-së dhe opozitës Lulzim Basha.
“Ne nuk trembemi, nuk tërhiqemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në fund, liri a vdekje, demokraci a vdekje.
Nuk ka asnjë shans që populli i bashkuar të kthehet në racën e deleve që ke mbyllur ën atë kotec, që nuk përfaqëson vullnetin e popullit.
Ne jemi të frymëzuar me frymën e shenjtë për të mbrojtur demokracitë, liritë, shtëpitë tona”, tha ndër të tjera Basha.