Këshillat Studentor të disa Universiteteve kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku paralajmërojnë nisjen e protestave kundër qeverisë “Rama”. Në qëndrimin e tyre, përfaqësuesit e studentëve shprehen se 90% e kërkesave të tyre nuk janë përmbushur.
Studentët rendisin edhe një herë pikat që ishin kauza kryesore e protestës së madhe që nisi në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Ata deklarojnë se shumë nga premtimet që kryeministri Edi Rama u bërë për përgjysmimin e tarifave, bordet dhe investimet në universiteti janë zbatuar pjesërisht ose nuk janë marrë fare në konsideratë.
Duke u nisur nga mosplotësimi i kërkesave të tyre në deklaratë thuhet:
Ne rikonfirmojmë një ndër kërkesat tona kryesore:
Rrëzimin e menjëhershëm të Ligjit të Arsimit të Lartë
Marrjen me seriozitet të plotësimit të të gjitha kërkesave tona.
Ne jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund kauzës sonë, duke paralajmëruar protesta të tjera sa i përket këtyre pikave por edhe pikave të tjera.”
Pak ditë më parë edhe Lëvizja për Universitetin, një organizatë që ka kërkuar anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë deklarojë se do të nise protestat. Ndërkohë kreu i qeverisë, Edi Rama vijon të zhvillojë takime me studentët duke deklaruar se i ka përmbushur premtimet që u dha tre muaj më parë.
Por qëndrimet e kreut të qeverisë cilësohen nga pjesa më e madhe e studentëve si propagandë dhe tallje. Për këtë arsye, tashmë shumica e organizatave kanë paralajmëruar nisjen e protestave.