Pa llogaritur fare se çfarë mendojnë deputetët e asaj që quhet “opozita e re”, Rama sot shpalli se do ndryshojë për kushedi të satën herë, Kodin Penal, duke shtuar masat ndëshkimore për vepra penale që ai i mendon ndryshe. Mirëpo dihet se shumica nuk i ka 84 votat për ndryshimin e këtij kodi. Atëherë ku e ka garancinë Rama kaq shpejt se do të miratohen këto ndryshime? E njëjta “siguri” ishte në rastin e zgjedhjeve, kur Rama e dinte me siguri rezultatin. Deklarata e Ramës e thënë në sy të “deputetëve të rinj”, që nuk solli asnjë kundërshtim të tyre, afërmendsh kuptohet se e njëjta teknologji shitblerjeje ka funksionuar. Kjo është prova e parë. Madje Rama do ketë rastin që në këto ndryshime të vendosë edhe akuzën e agjitacionit e propagandës që synon “përmbysjen ose minimin e pushtetit popullor”. Meqë partia e tij sovjetike i ka pranë ekspertët e kohës së djeshme enveriste, kjo do jetë shumë e lehtë.