Lëvizjet e pritshme në trupin diplomatik shqiptar prekin një numër të konsiderueshem diplomatësh shqiptarë në botë. Në tërësi mësohet se do të lëvizin 28 persona.
Edmond Caca, punonjës në ambasadën shqiptare në Londer, do te lirohet nga detyra. Po ashtu, mesohet se esjte liruar nga detyra ne Misionin e Shqipërise ne Gjeneve te Zvicres Fatjon Demneri.
Ndërkohë, burime konfirmuan për mediat se është urdhëruar që në Misionin në Nju Jork, të lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa per Eltion Vërlenin është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave të ministrisë. Në listen e siguruar, vihet re edhe lirimi nga detyra i Xhuljeta Kekos, diplomate e ambasadës shqiptare në Hagë.
Gjatë ditëve të fundit janë publikuar edhe levizjet e diplomateve shqiptarë në Greqi. Kështu janë levizur Florian Nova dhe Enkelejda Riza. E po ashtu u bë publik edhe lirimi nga detyra i Pranvera Skanës, keshilltare në ambasaden shqiptare ne Londër, si dhe konsullit të Romës Edmond Kumaraku. Vendimet për të shkëputur marrëdhenit e punës ose për transferim, janë marrë për shkak se këta punonjës kanë qendruar në detyre përtej afatit ligjor dhe kritereve.
Vete zëvendësministri për Europe dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka deklaruar pak ditë më parë se reformimi i sherbimit diplomatik, kryhet bazuar ne nevojat e shtetit shqiptar. Cakaj ka nënvizuar se nje numër i të shkarkuarve nuk ka pasur performancën e duhur në pune, si dhe kane pasur shume pak kontribut per te miratuar vijimin në detyrë. Cakaj nuk tha se ky u buronte e drejta e tij si zëvendësministër për të marrë veprime me karakter administrativo-juridik që kundërshtojnë disa ligje. Cakaj ushtron detyrën e ministrit, por asnjë lloj delegimi kompetence nuk është botuar në "Fletoren Zyrtare".