Zoti Borchardt! Çfarë syzesh duhet të vësh të shohësh krimin në Shkodër?!

Hënë, 01 Prill 2019 16:37

“Shkodra, qytet i tronditur nga krimi”. Ky ishte titulli i shkrimit të Zërit të Amerikës rreth ngjarjes të së shtunës ku u vranë dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali duke rikthyer vëmendjen tek grupet kriminale që, prej vitesh, veprojnë në këtë qytet.  Ishte ky krim që tronditi kryeqendrën e veriut por dhe opinionin public në tërësi për pasigurinë në Shqipëri. Kjo nuk është një situatë e cila nuk dihej por nga policia e shtetit dhe ministria e Brendshme nuk është bërë asgjë. Rreth një vit më parë, ish-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, pati deklaruar se në Shkodër veprojnë 4 grupe kriminale, por pa identifikuar asnjërin prej këtyre grupeve. Por, qetësia mes grupeve u përmbys në 13 janarin e vitit të kaluar, pas një atentati me lëndë shpërthyese të telekomanduar ndaj biznesmenit Lulzim Kulla. Sipas policisë, ai ishte një figurë e njohur e krimit në Shkodër. Në këtë atentat, të kryer fare pranë tregut më popullor të qytetit, mbetën të plagosur 8 persona, mes të cilëve edhe vetë Kulla. Ngjarja u pasua nga atentate të njëpasnjëshme ku, deri tani, kanë mbetur të vrarë 9 persona ndërsa dy të tjerë figurojnë të zhdukur.

Në Shkodrën e artit e të kulturës krimi është ai që dominon gjithçka.  Pushteti i krimit po mbjell terror dhe pasiguria ka pushtuar jetën e qytetit dhe qytetareve. As në 1997 nuk ka qenë kjo gjendje e kjo ndjesi frike. Shkodrën, Edi Rama dhe Rilindja e ka kthyer në parcelë eksperimentale të krimit.
Por për gjithçka konstatuam më sipër, ndërkombëtarët dhe konkretisht OSBE në Tiranë dhe ambasadori nuk po reagojnë duke qenë se situata në Shkodër nuk cënon vetëm sigurinë në këtë qytet, kryeqendrën e veriut dhe djepin e kulturës shqiptare, por cënon dhe sigurinë rajonale duke qenë se natyrshëm cënohet dhe siguria në vend.
Përballë një situate të tillë të rëndë shtrojmë pyetjen: Zoti ambasadori Bernd Borchardt çfarë syzesh duhet të vësh të shohësh krimin në Shkodër. Opinionin publik, qytetarët shqiptarë presin një pergjigjie, një reagim nga ambasadori i OSBE, duke qenë se ai nuk ka nguruar të merret me kritika ndaj opozitës, madje dhe për kostumet e opozitës apo “presjet” në deklaratat e shtypit, por siç duket nuk ka sy ta shohin këtë tmerr ku është Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...