Basha: Do ndryshojmë ligjin për referendumin, që të ndalim me votë hajdutët e Shqipërisë

Premte, 05 Prill 2019 18:29

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një takimi me studentët e Politikenikut deklaroi se PD ka gati ligjin e ri që do tu japë të drejtën qytetarëve që të ndalojnë hajdutët e pronës publike.

Ai tha se do të ndryshojë ligjin për referendumet në mënyrë që qytetarët me anë të votës së tyre, të marrin mbrapsht atë që ju vidhet.

‘Duhet të fuqizojmë rolin e qytetarëve. Ata duhet të kenë mundësinë të shprehen për çështje të rëndësishme. Por ligji i sotëm për referendumet e pamundëson këtë. Imagjinoni për një moment nëse do të kishim mundësi të zhvillonim një referendum për Teatrin Kombëtar. Të gjithë ata që ngrehen si gjela me një gjuhë vulgare se do ta prishim, po bëhet një vit që atje proteston elita kulturore e Shqipërisë, për të mbrojtur jo shtëpinë e tyre, por shtëpinë e të gjithë artit shqiptar, me vlera të jashtëzakonshme. Po të kishim një referendum të Tiranës apo të të gjithë Shqipërisë, do t’u kishim treguar vendin. Ligji për Teatrin do të binte dhe ata që e kishin hartuar atë, do detyroheshin të largoheshin nga pushteti. E njëjta gjë për inceneratorët. Pse nuk shprehen dot qytetarët e Elbasanit për fabrikën e vdekjes që u ka ngritur Arben Ahmetaj atje. Apo të Fierit? Apo të Tiranës? Vjedhin lekët e shqiptarëve dhe ndërtojnë fabrikat që helmojnë shqiptarët, sepse nuk kemi mundësi t’i kundërshtojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ky është një tjetër zotim që dua ta bëj sot para jush dhe që hyn tek projekti ynë i Shqipërisë përfshirëse dhe jo Shqipërisë përjashtuese, që do ta mundësojmë përmes Ligjit të ri për Referendumet , që qytetarët të kenë mundësi të shprehen në mënyrë të drejtpërdrejtë me votë, për çështje të rëndësishme kombëtare dhe lokale. Dhe kjo të jetë vendimmarrja më e lartë, shumë më e lartë se çdo vendimmarrje tjetër, qoftë kjo edhe e parlamentit apo e qeverisë’, deklaroi Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...