Basha flet për Shqipëri përfshirëse: Kandidatët për deputetë apo kryebashkiakë do zgjidhen online

Premte, 05 Prill 2019 18:52

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me studentë të Universitetit Politeknik foli për Shqipëri përfshirëse. Gjatë fjalës së tij, ai tha se PD do të ndjekë modelin evropian të zgjedhjes së përfaqësuesve. PD-ja, tha Basha do të publikojë online formularin për ata që duan të aplikojnë për kandidat për deputet apo kryetar bashkie.

Basha: Unë jam i vendosur ta demokratizoj dhe modernizoj PD dhe për këtë kam mbështetjen e botës perëndimore, të Partisë Konservatore, të Partisë Kristiandemokrate të Partisë Republike të SHBA. Sistemi që ne do të adoptojmë është një sistem që e hap PD. E hap ndaj çdo kujt që ndan vlerat tona dhe i jep mundësi përmes garës që të kontribuojnë. Që të ndryshojë politika duhet të ndryshojnë partitë politike. Nëse brenda partive gjithë vendimmarrja është në dorën e një njeriu, në rastin konkret të kryetarit të partisë që bën listën e deputetëve ashtu do të jetë nesër dhe shteti në dorën e një njeriu. Ne do ti japim fund kësaj praktike, duke nisur brenda PD sot dhe nesër në qeverisje.

Me procesin e zgjedhjes së kandidatëve ne do të ndjekim modelin evropian, do të mundësojmë që çdokush që ka interes të përfaqësojë politikisht qytetarët, komunitetin, në çdo nivel, kryebashkiak apo deputet të kenë mundësi të kandidojnë. Do ta bëjmë këtë duke i pamundësuar kandidimin personave me rekorde kriminale apo atyre që nuk janë të aftë. Britanikët po na ndihmojnë që ne të ndërtojmë një mënyrë të zbatimit të këtyre rregullave. Nesër pasnesër ju do të shikoni vetë kur PD do të botojë online formularë të aplikimit për ata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme në emër të PD. Do të jetë merita që do të përcaktojë se kush do të jetë ai apo jo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe vlerësimit transparent që do të përfaqësojë PD në një parlament të çliruar nga krimi dhe kriminelët.

Basha foli për lista të hapura.

Basha: Ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët të vendosin jo thjesht për siglat e partisë, por të vendosin kë preferojnë nga lista e deputetëve. Për një parlament që ke deputetët që e lidhin fatin me qytetarët. Kjo është garanci që i shërben interesave të qytetarëve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...