Analiza e ish-kryeministrit/ Pse grabitja në Rinas u bë nga qeveria

Premte, 12 Prill 2019 16:35

Nga Sali Berisha

Pse paratë në barkun e avionit në Rinas i vodhën Edvini, vasali i tij Gjeneral Kanabisi dhe ndrikull Riformato??

Miq, natyrisht me këtë nuk dua te them se Edvini ishte ne timonin e mikrobusit te tatimit hetimor apo se kishte veshur ne koke maskën tullace te Muratajt. Nuk dua gjithashtu te them se Vasal Kimiku, alias Gjeneral Kanabisi ishte personi me kamuflazh dhe antiplumb ne shkallen e ngarkimit te avionit apo shofer i furgonit te dyte te bandës me te famshme te partisë.
 

Sikundër nuk dua te them se Ndrikull Riformato u fut ne barkun e avionit për t’ju treguar ngarkesat me para banditeve te partise. Por megjithe këto unë u them shqiptareve se hajdute e vërtet te kësaj vjedhje shtetërore jane Edvini, me dy ndihmësit e tij; Gjeneral Kanabisin dhe ndrikull Riformaton.

Le t’iu referohemi fakteve.

1- Vjedhja e parave ne pistën e avionëve është dëshmi e zero sigurisë se një vendi dhe nuk ka ndodhur kurrë me pare ne historinë e këtij vendi. Kjo është dukuri ekskluzive e narko qeverise se Edvinit.

2- Ne fundin e qershorit te vitit 2016 banda e partisë vodhi 6 milionë euro ne pistën e avionëve te aeroportit te Rinasit.

Çdo kryeministër qe është duar jashtë dhe qe ndjen minimumin qofte dhe një nonagrame te pergjegjesise zyrtare, shtetërore per superskandalin qe i ndodhi qeverise se tij ai përdor te gjithë fuqinë e ekzekutivit, policinë, shërbimet inteligjente, ushtrinë, miraton çdo ligj dhe nxjerr çdo vendim, e krijon çdo strukture te domosdoshme qe ky superskandal te mos mund te përsëritet kurrë me.

Por Edvini është i vetmi kryeministër ne bote qe ndaj superskandalit te qershorit te vitit 2017 jo qe nuk mbajti asnjë qëndrim ndaj asnjë zyrtari te pergjegjesise për superskandalin, por beri sikur nuk kishte ndodhur madje disa syresh i beri edhe ministra.

Kështu Gjeneral Kanabisi nga anëtar i bordit te Autoritetit te Aviacionit Civil u shpërblye fillimisht me emërimin kryetar i këtij bordi dhe me pas me detyrën e ministrit te brendshëm. Po kështu ndrikull Reformato u lartësua ne detyrën e ministres.

Rama është autori i superskandalit te vjedhjes se dyte te 10 milionë eurove nga banda e partisë pasi ai pas ngjarjes qe vërtet tronditi boten pa thene nje fjale te vetme vrapoi jashte vendi nga ku lëshoi vetëm dy rreshta kod:

a- “fajin e ka kinezi” sikur te behej fjale per një ngjarje ne ndonjë province te Kinës apo sikur aeroporti i Rinasit te ishte një ekstraterritorialitet kinez ne zemër te Shqipërisë.

b-fjalia tjetër e Edvinit njeriut me llogoren ditore me kilometrike e me profuze ne bote ishte: “respekt për policinë”

Me kete fjali kod te dukej sikur falenderonte policine qe nuk arriti te kape banden e partise dhe 10 milion eurot qe duhen per blerjen e votave.

Por perveç Edvinit hajna te tjere kryesore ne kete vjedhje jane edhe Gjeneral Kanabisi dhe Ndrikull Riformato.

Gjeneral Kanabisi keshilltari dhe kandidati per president i Edvinit i presupozuar me njohuri ne fushen e sigurise ishte prej 7 vitesh antare dhe pas vjedhjes se pare edhe kryetar i bordit te Autoritetit te Aviacionit Civil, institucionit pergjegjes direkt para qeverise, qytetareve shqiptare dhe komunitetit nderkombetar per sigurine e aeroportit te vendit. Gjeneral Kanabisi, qe ne drejtim te bordit mund te merrte vete dhe ti propozonte Edvinit çdo mase per garantimin e sigurise se aeroportit, pas vjedhjes se pare nuk beri gje tjeter veçse mbushi xhepat me shperblimet nga bordi. Ai me qendrimin e tij kontribuoi direkt tashme edhe si minister i brendshme qe banda e partise te kryente me sukses vjedhjen shteterore te 10 milione eurove per zgjedhjet e ardhshme.

Ne perputhje me misionin e tij, Gjeneral Kanabisi apo Vasal Kimiku, qe u hedh gaz helmues luftarak qytetareve te Tiranes ne shtepite e tyre ne ora 6:00 te mengjesit, deklaron me nje qetesi kriminale dhe duke mashtruar pafytyresisht shqiptaret se policia beri ne kohe detyren, duke u tallur keshtu me cinizem me shqiptaret.

Me kete deklarate kod per policine, e cila nuk kapi asnje nga banditet, nuk kapi asnje thes me euro, te dukej sikur thoshte policia garantoi suksesin e operacionit te superskandalit qe jehoi fuqishem ne mbare boten.

Sa per vrasjen e Admir Muratit me nje plumb te vetem ne koke gjasat jane se ajo ishte nje vrasje e planifikuar. Ate duket e zhduku sipas urdherit banda e partise per te mbyllur cdo problem prej tij. Nuk eshte e rastit qe shqiptaret mesuan nga mediat greke emrin e te vrarit Admir Murati. Ky lajm flet vet.

Pervec ketij qendrimi, njelloj si padroni i tij, Vasal Kimiku, deklaroi edhe ai si padrinua i tij se fajin e ka koncesionari. Kurse ai qe prej 7 viteve ishte anetare dhe krytar i bordit te Aviaicionit Civil dhe tani minister i brendshem njeriu absolutisht me pergjegjes per superskandalin nuk kishte asnje pergjegjesi per vjedhjen shteterore te 10 milione euro nga banda e partise.

Ne superskandalin e vjedhjes ne barkun e avionit ne pisten e aeroportit te Rinasit ne tave eshte edhe ndrikull Reformato.

Ndrikulla perbenin me Enon avokatin e Reformatos dhe aksionerin e ICTS, bashkeshortes se Joanes, shefes te kabinetetit te saj, treshen mafioze me te fuqishme te Edvinit ne aeroportin e Rinasit.

Ishte kjo treshe famoze qe shnderroi aeroportin e Rinasit ne bazen e narkoflotes ajrore te Reformatos, qe e kalonte ate jashte kontrollit te sistemit TIMS dhe skanimit qe shtroheshin ne lokale me Reformaton etj etj.

Pas skandalit me Reformaton, te supervjedhjes ne Pisten e avioneve te 6 milion euro ne fundin e qershorit te vitit 2016, Ndrikulla ne fjale, anetare e bordit te Autoritetit Civl dhe drejtoreshe e Antes, u be njeriu me i rendesishem ne aeroportin e Rinasit. Ajo konfidente e njohur e hershme e krye kreut te Meduzes bente ligjin ne Rinas. Ajo kishte mundesi dhe fuqi te bente çdo emerim, propozim dhe te jepte çdo urdher per sigurine e aeroportit te Rinasit. Por jo. Per suksesin e ketyre skandaleve ajo emerohet ministre e transportit, energjise etj etj. Kurse ndrikull Joana lartesohej dhe zevendesoi ne te gjitha detyrat ndrikull Reformaton duke patur krah te djathte dhe te majte kumbar Eno Bushin, bashkeshortin e saj dhe aksioner kryesor i kompanise se sigurise se aeroportit.

Nga dita e ndodhjes se superskandalit e gjer sot ndrikull Reformato, e pafajshme se vjedhja u krye, u thote shqiptareve se fajin e ka koncesionari, se fajin e ka kinezi, se fajin e ka dreqi dhe i biri por vetem ajo jo.

Miq, pergjegjesia njerezore, njohja e saj eshte tipar qe dallon njeriun e qyteteruar nga njeru primitiv. Ajo nuk ekziston vetem per vrasesit, hajdutet, kriminelet dhe njerezit primitiv, trojka Edvin-Vasal-Belushke primitiv nuk jane!

Modifikuar më Premte, 12 Prill 2019 16:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...