Dhuna shtazarake e qeverisë te Bregu i Lumit/ LSI: Përgjegjësit do të përgjigjen

E mërkurë, 17 Prill 2019 11:44

Ish deputetja e LSI Silva Caka ka bërë një deklaratë shtypi ku ka dënuar dhunën e ushtruar nga polcia në Bragun e Lumit.

“Këto gra po mbronin sot banesat e tyre nga grabitja dhe hajdutëria qeveritare në mënyrë që fëmijët e tyre të kishin një strehë ku të fusnin kokën”. “Këto gra po mbronin sot gjakun dhe djersën e tyre të hedhur në ato shtëpi” tha Caka

Ja deklarata e plotë për media

Jam këtu sot për të denoncuar dhunën shtazarake dhe të pashembullt të qeverisë, të ushtruar te Bregu i Lumit ku nuk kursen as gratë, as fëmijët.

Ju ftoj të ndiqni disa pamje. Sot te bregu i lumit, gra të thjeshta dhe punëtore të cilat luftojnë çdo ditë me varfërinë, gra që luftojnë në mënyrë të përditshme për mbijetesë, gra që luftojnë me papunësinë, u përballën me dhunën e shfrenuar të një policie që nuk ka më objekt luftën ndaj kriminelëve por tashmë objekt të saj ka luftën ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Këto gra po mbronin sot banesat e tyre nga grabitja dhe hajdutëria qeveritare në mënyrë që fëmijët e tyre të kishin një strehë ku të fusnin kokën. Këto gra po mbronin sot gjakun dhe djersën e tyre të hedhur në ato shtëpi.

Ushtruesit e dhunës e kanë një emër. Një prej tyre sot është pikërisht Agim Hoxha, kreu i komisariatit nr 4 edhe eprorët e tij që kanë urdhëruar këtë dhunë të pashembullt e kanë një emër. Duke filluar nga Sandër Lleshaj, Kryeministri dhe gjithë të tjerët.

Të gjithë këta do përballen me ligjin dhe askush të mos shpresojë që do ti shpëtojë padisë penale të drejtuar Prokurorisë së Tiranës për ta sot. As qeveria dhe as drejtësia e kapur nuk do të munden ti shpëtojnë dot përgjegjësit e asaj dhune të ushtruar te Bregu i Lumit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...