Presidenti Meta: Një këshillë për betejën buzë humnerës

E mërkurë, 17 Prill 2019 11:55

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar mbrëmë në emisionin “Përballë”, referuar krizës politike që ka mbërthyer vendin ka dhënë edhe një këshillë për atë që e ka cilësuar si “betejën buzë humnerës”. “Kthesë 180 gradë do të thotë që të dy palët të mos shkojnë deri te buza e humnerës. Nuk mendoj që secila prej tyre do ta shtyjë vendin në humnerë, por kur shkon deri atje mund të të rëshkasë këmba pa dashje”, - është shprehur ndër të tjera Meta.

PJESË NGA INTERVISTA

Lutfi Dervishi: Zoti President, në këtë fundjavë ju keni thënë, që situata aktuale politike duhet të marrë një kthesë 180 gradë. 180 gradë çfarë do të thotë që qeveria të kalojë në opozitë dhe opozita në pushtet, apo...?

Presidenti Meta: Kthesë 180 gradë do të thotë që të dy palët të mos shkojnë deri te buza e humnerës. Nuk mendoj që secila prej tyre do ta shtyjë vendin në humnerë, por kur shkon deri atje mund të të rëshkasë këmba pa dashje.

Jemi në një kurs konfrontimi, apo demostrimi force. Opozita pretendon që roli i saj në Parlament ka qenë i padobishëm dhe asaj i janë mohuar të gjitha të drejtat...

Lutfi Dervishi: Ju jeni kundër këtij akti të opozitës?

Presidenti Meta: Absolutisht, kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë kundër çdo akti të tillë, përfshirë edhe bojkotin. Jemi në një situatë të tillë kur pala tjetër gjithashtu kishte mundësinë të ndalonte provokimet ndaj opozitës, që nga momenti kur opozita deklaroi se do të dorëzonte mandatet.

Nuk më duket e logjikshme që në një situatë të tillë t’i thuash opozitës apo popullit shqiptar, nuk ka problem se këta nuk i djegin mandatet, së këta kanë hallin e rrogave apo hallin e privilegjeve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...