Federica Mogherini në Tiranë në Ditën e Evropës, ja axhenda e saj

Hënë, 29 Prill 2019 16:16

Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini pritet të vizitojë Tiranën në datat 8-9 Maj.

Mogherini do marrë pjesë në aktivitete në kuadër të Ditës së Europës dhe do të ketë takime me kryeministrin Rama dhe përfaqësues të opozitës. Presidenti Ilir Meta, do të organizojë në datat 8 dhe 9 maj, Samitin e Brdo Brijuni. Në këtë samit, pritet të jenë të ftuar edhe presidentët e rajonit por edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, ndër ta edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Vizita e saj vjen disa javë para se Komisioni Europian te publikojë rekomandimin për hapjen ose jo te negociatave për Shqipërinë, në 29 maj dhe 1 muaj para se në vendin tone te zhvillohen zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kujtojmë gjithashtu që vetëm dy ditëm më pas, në datë 11 Maj do të mbahet protesta kombëtare e opozitës.

Mogherini mësohet se do të takohet me krerët më të lartë të politikës shqiptare dhe duke qenë se përkon vetë dy ditë para protestës kombëtare të paralajmëruar nga opozita, mbetut pë t’u parë nëse do të ketë tentativa për të nxitur dialogun midis palëve politike në vend.

Login to post comments