Pse Vasal Kimiku është shndërruar në zëdhënës të badiguardit të Eskobarit dhe narkoprokurorisë?

Hënë, 29 Prill 2019 16:32

Nga Sali Berisha

Vasal Kimiku dhe miza e grabitjes shteterore te shekullit nen kesulen e gjeneral Kanabisit!

Pse Vasal Kimiku eshte shnderuar ne zedhenes te badiguardit te Eskobarit dhe narkoprokurorise?

Miq, publikut dhe mediava ju ka bere pershtypje te thelle fakti se Gjeneral Kanabisi, ish-kryetar i bordit te Aviacioni Civil, autoriteti me kryesor dhe fuqi plote per sigurine e aeroportit, qe nga dita e grabitjes shteterore te shekullit ne Rinas e ne vazhdim, njelloj si njeriu qe ka mizen nen kesule, eshte shnderuar prej tre javesh ne zedhenes te narkodrejtorit te policise se narkoshtetit, Ardi Xhafes dhe narkoprokurorise dhe flet per sukseset e medha te policise te hetimit te aferes se grabitjes se shekullit, per te cilen nuk eshte shfaqur ne publik asnjehere badiguardi i Eskobarit, Geron Veliu as dhe zevendesat e tij apo ndonje narkohetues, narkoprokuror, zedhenes i tyre.

Madje perveç diteve te fillimit, per kete afere ka mbyllur gojen edhe vete ndrikull Reformato e implikuar kembe e koke ne grabitjen e shekullt.

Keshtu, gjeneral Kanabisi qe diten e pare te grabitjes se shekullit deklaroi se policia beri mire detyren e saj, paçka se milionat u vodhen ne vendin me te sigurte, barkun e avionit. Ai gjithashtu rrahu gjoksin se Admir Muratin e ekzekutoi policia nderkohe qe plaga, terreni dhe çdo gje tjeter faktonin se ate e ekzekutuan anetaret e bandes. Madje pas refuzimit per ti bere ADN, eksperti mjekoligjor refuzoi te firmose çertifikimin e vdekjes dhe gjykatesi kerkoi prova shtese dhe nuk pranoi pretendimin se i vrari ishte Admir Murataj.

Vasal Kimiku me krenari te shtire, qe i ngrinte ne fytyre, deklaroi se banda u shkaterrua dhe se policia veproi shkelqyeshem, paçka se banditet pasi vrane per arsye te tyre Murataj e u larguan pa ju hyre ferra ne kembe.
Por deklarata me kompromentuese dhe akuzuese e Vasal Kimikut dhe qe i ve kapakun implikimit te tij ne aferen e grabitjes se shekullit ishte ajo sipas te ciles “parate jane djegur edhe mund te jene djegur”. Me kete pohim Gjeneral Kanabisi iu tha shqiptareve mos “kujtoni” se i kemi vjedhur parate ose, se paku, mos na i kerkoni sepse i kemi djegur. Ne serialin e deklaratave te tij te perditshme ai foli per bashkepunim nderkombetar madje dhe terrorist ne aferen me dy daja dhe dy kunata e nje Fred Alizot bis, punetor servisi i “penduar”, me deshmine e rreme te te cilit eshte montuar i tere skenari Fred Alizoti Bis alias Alkon Bengasi, i mohuar ne menyre kategorike nga te gjithe te akuzuarit.

Te gjitha keto po forcojne bindjen e pergjithshme se prapa grabitjes shteterore elektorale te shekullit qendron banda shteterore e kreut te meduzes, gjeneral Kanabisit, ndrikull Riformatos dhe Don Agaçios, Don Eno Bushit dhe nuk ka e nuk do kete Fred Alizot qe do ti shpetoje nga pergjegjesia per megaaferen qe tronditi Shqiperine dhe jehoi ne mbare boten! sb

 
Login to post comments