Ditën e shtunë, Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar turin e takimeve në Elbasan, ndërsa qytetarët dhe ish-deputetë të PD-së, kanë protestuar.
Për të shpërndarë protestuesit janë angazhuar forcat speciale të policisë, që krahas veshjeve speciale me skafandra dhe shkopinj gome, ishin të pajisur edhe me armë zjarri.
Të paktën kjo duket nga foto që ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha në rrjet, ku duken policë me kallashnikov.
“Elbasan ditën para Pashkës për shkak të antimitingut të Noriegës!”, shkruan Berisha.