Një ndër mediat më të mëdha jo vetëm në SHBA por dhe botë ka shkurar për rënien e reputacionit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ja çfarë shkruan New York Times për Thaçin.
Në Kosovë, popullariteti i Thaçit ka pësuar rënie drastike. Ai krahasohet në shkrime nëpër mure të kryeqytetit, Prishtinë, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
“Kosova nuk është Krime”, thuhet në një fjali, në anglisht.
Haradinaj i ka shfrytëzuar reagimet popullore ndaj asaj që nganjëherë shihet si marrëdhënie e ngrohtë e presidentit me Serbinë, duke lëvizur në një drejtim që shumë njerëz thonë se e forcon shtetësinë e Kosovës. Në dhjetor, Kuvendi ka aprovuar ligjet për të formuar ushtrinë, duke nxitur kritika nga NATO’ja, e cila ruan paqen e brishtë.Pak ditë më vonë, qeveria e Haradinajt ka vënë tarifa prej 100 për qind ndaj eksporteve serbe në Kosovë, në hakmarrje ndaj sabotimit që Beogradi po i bën anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, siç janë Interpol dhe Unesco. Që të dy vendimet kanë qenë ndër më të pëlqyerat që i ka ndërmarrë një qeveri në Prishtinë në një dekadë pavarësi.