Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vagalat të Memaliajt, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje.
Viktima është Antoneta Hoxha, 53 vjeç, e cila është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.
Sipas të afërmve thuhet se 53 vjeçarja kishte dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë.
Ndërkohë në vendngjarje po shkon grupi hetimor, për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.