Katër pyetje asgjësuese për Edvinin!

Premte, 24 May 2019 13:31

Nga Sali Berisha

Miq, publicisti, gazetari dhe analisti i njohur Andi Bejtja i drejton kater pyetje asgjesuese Avokatit te Shtetit per gjoben 140 milione euro qe shqiptaret moren per shkak te paranojes se Edvinit, i cili mbylli ne kundershtim me çdo ligj TV Agon pasi kjo media i nxirrte te palarat regjimit te tij.

Ketu me poshte keni nje artikull per keto pyetje. sb

Gazetari Andi Bejtja ka bërë një letër të hapur për Avokaturën e Shtetit në lidhje me çështjen e Francesco Becchettit, ku Shqipëria është dënuar me 140 milionë euro gjobë.

Bejtja kërkon informacion nga Avokati i Shtetit në lidhje me vendimet e marra nga Gjykata e Arbitrazhit dhe dënimin me 140 milionë euro.

Më poshtë letra e plotë e gazetarit Andi Bejtja:

KOHA PER TRANSPARENCE:

Transparenca, detyrim moral dhe ligjor per shqiptaret

Dje i dërgova një letër Avokaturës se Shtetit mbi te ashtuquajturën çështje Becchetti.

Jo vetëm unë, por te gjithë shqiptaret duan te dine te vërtetën.

Ne pritje te përgjigjes se tyre, po e bej publik letrën qe i dërgova, me pyetjet përkatëse.

Kërkesë për informacion

Për: Z. Artur Metani

Avokat i Përgjithshëm i Shtetit

Avokatura e Shtetit

Rr. ‘Abdi Toptani’, Nr. Nr. 5, Kati 4, Tiranë

Nga: Z. Andi Bejtja

Gazetar i Lirë (Freelance)

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

I nderuar Z. Avokat i Shtetit,

Po Ju drejtohem si gazetar i lirë dhe ish-drejtues i mediave më të mëdha në vend, për momentin bashkëpunëtor i disa emisioneve televizive dhe analist në disa portale, për t’Ju bërë disa pyetje në lidhje me një çështje sensitive, për të gjithë opinionin publik shqiptar, atë të penalizimit të Shqipërisë nga Vendimi i Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 i datës 24 Prill 2019 për mbylljen e TV Agon Channel në vitin 2015.

E bëj këtë kërkesë bazuar në ligjin nr. 119/2014 ‘Për të drejtën e informimit’ që garanton njohjen e publikut me informacionin që mbahet nga autoritetet publike në kuadër të transparencës e përgjegjshmërisë së tyre.

Me të drejtat që më jep ky ligj, kërkoj të më vihet në dispozicion nga institucioni Juaj si autoriteti që përfaqëson shtetin shqiptar në çështjet gjyqësore para arbitrazheve e gjykatave ndërkombëtare, informacionin e këkuar nga pyetjet në vijim:

  1. A është e vërtetë se Vendimi i Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 i datës 24 Prill 2019, i marrë në unanimitet nga të gjithë anëtarët e gjykatës së Arbitrazhit, ka dënuar Shqipërinë me një dëmshpërblim direkt prej të paktën 110,000,000.00 Euro dhe indirekt për efekt res judiciata me një dëmshpërblim prej të paktën 30,000,000.00 Euro, pra për një total prej të paktën 140,000,000.00 Euro?
  2. A është e vërtetë se Vendimi i Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 i datës 24 Prill 2019, ka përcaktuar se shoqëria ‘Agonset’ Sh.p.k është shpronësuar në mënyrë të paligjshme, e për rrjedhojë sekuestrimi dhe baza e tij, si dhe veprat penale të pretenduara, janë të pabazuara?
  3. A është e vërtetë se Vendimi i Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 i datës 24 Prill 2019 flet për persekutim politik nga ana e qeverisë Rama ndaj ortakëve të Agonset Sh.p.k?
  4. A ka çështje të tjera gjyqësore me Z. Francesco Becchetti për të cilat Shqipëria rrezikon të paguajë dëmshpërblim si pasojë e sjlljes së qeverisë ndaj tij?

Mbetem në pritje të informacioni të kërkuar më sipër mund të cilin mund të ma në postën elektronike personale: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

Me respekt,

Andi Bejtja

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...