Shkrimtarët gjenialë janë të tillë sepse mbeten prezent me gjenialitetin e veprave të tyre dekada dhe shekuj pasi i kanë shkruar, më shumë mbeten aktualë. I drejtohemi gjenialitetit të Markezit me një nga kryeveprat e tij “Dashuri në kohërat e kolerës”, si çdo krahasim ndoshta çalon.
Edi Rama sot na paska shkruar letrën e tretë drejtuar liderit të opozitës, kreut të PD z.Lulzim Basha. Pasi në të dytën kërkoi zhdukjen e opozitës, pasi në të treja përpiqet të bëjë viktimën, por që ia mbyt urrejtja që ka për çdo gjë të lirë dhe të dlirë nga krimi, i del dhe sëkëllima e kërcënimit. Praktika që ka zgjedhur me origjinë bolshevike, në fakt nuk është gjë tjetër veçse shenjë e dëshpërimit. Dara po shtrëngohet. Nga Gjermania erdhën përgjimet, nga Gjermania erdhi e saktë data kur është përgjuar kryeministri shqiptar, nga Gjermania mesa duket po vjen mesazhi i qartë, që ky njeri që ka marrë përsipër të drejtojë vendin, duhet t’i japi zgjidhje krizës. Sigurisht i drejtohet dhe opozitës, por opozita nuk qeverisë.
Ulet kryeministri, madje ca fjalë të liga thonë që nuk ulet fare, nuk e merr atë mundim, se ka më shumë se 2-3 Fuga dhe në vend të mendojë kthesën që duhet ti japi vendit që është buzë humnerës na shkruan letra që ku i lexon dhe kur e njeh vesin dhe pabesinë e këtij njeriu të gërshetuar bashkë ia kupton sokollimën e kërcënimeve dhe te keqen shumë larg. Këto letra “dashurie” vinë në një kohë kolere për vendin, kolerë, që e solli sekti i Rilindjes, kjo bandë e rrezikshme që nuk ka kriminelë pa futur në Parlament, banda e kolerës së kanabisit që e mbushi vendin dhe Europën me drogë, kolerë, e fabrikave të përpunimit të kokainës, kolerë, e vjedhjeve spektakolare me PPP, kolerë e grushtit të shtetit nëpërmjet reformës në drejtësi, kolerë e eliminimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, kolerë e vjedhjes së 42 milionë eurove për 3 km rrugë tek Unaza e Re, kolerë e zhdukjes së çdo investitori të huaj, jo vetëm që nuk solli të tillë, por përzuri dhe ata që ishin, kolerë që e mbushi Parlamentin me mediokër injorant dhe dorëzimit të vendit në një grusht njerëzish, kolerë, e varfërisë tonë ku ka familje që jeton me më pak se 1 dollarë në ditë, kolerë, e përdhunimit intelektuale me Tao Ballët dhe Spiropalët, kolerë, e rrezikut për Kosovën. Fjalia doli e gjatë dhe të mendosh që nuk është as një e njëmijta.
Kolerë e dhunimit të parlamentit me fjalor dhe gjeste nga më ordinerët, kolerë e dëshirës për asgjësimin e opozitës dhe mbi të gjitha kjo kolerë rrezikon pluralizmin.
Koha e zgjimit të një kombi është një orë e rrezikshme për këdo që mendon që valiumi që i ka dhënë nëpërmjet lumit të drogës dhe kokainës, bandave, vjedhjeve të votës në bashkëpunim me krimin e organizuar.
Është orë e rrezikshme për këdo që mendon që meqë ka gjetur një mediokër andej nga OSBE që thotë që janë vjedhur votat, por nuk ndikon në rezultat, është e rrezikshme për këdo që mendon se meqenëse Cavalera e ONM ka vendosur të jetë guvernatore dhe të na kërcënojë me një pseudoreformë është e rrezikshme për këdo që mendon që populli i vet është primitiv, shpellarë dhe duhet trajtuar si i tillë.
Këto letra në një kohë të tillë mbajnë vetëm erë kolere.