Nga selia e Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se tani ka ardhur koha për zgjidhjen
“Çdo ditë e më shumë protestat tona bëhen edhe më të mëdha. Mesazhi ynë është i qartë: Ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë. Ne jemi popull i Europës dhe nuk do të pranojmë kurrë despotizmin anti-europian të një qeverie banditësh dhe kriminelësh të cilët kanë marrë peng vendin, kanë kapur drejtësinë dhe kanë bllokuar rrugëtimin tonë drejt Europës. Ne sot japim këtë mesazh të qartë e të vendosur. Europa e dëgjoi zërin tonë dhe tani është koha për zgjidhjen politike dhe largimin e Edi Ramës, qeverisë transitore, zgjedhjeve të lira e të ndershme”.