Opozita merr fitoren e parë, nga sonte një hap para Ramës

Saturday, 25 May 2019 22:06

Me protestën sonte në Bulevard, me mesazhet, me simbolikat, me marshimin, dhe sidomos me pjesëmarrjen, Opozita shënoi fitoren e parë të pastër ndaj Edi Ramës, qysh se e nisi këtë lëvizje me 16 shkurt. Forca e opozitës sonte u demonstrua e qartë dhe e paekuivok, tek manifestimi tërësisht paqësor, por dhe tek vendosmëria për të vazhduar në kursin e saj, për një qeveri tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme.

Pas këtij marshimi europian, e gjithë trysnia është tashmë tek Edi Rama. Me aktet e dhunës në protestat e mëparshme, Opozita vërtet ia doli të tërheqë vemendjen ndërkombëtare, por po ashtu edhe qortimin e fortë dhe fshikullimin e përsëritur nga Europa dhe SHBA.

Por nga sonte, PD dhe aleatët kanë marrë një shëlbim, dhe kanë kryer një katharsis, duke e lënë gjithë ngarkesën e krizës dhe tensionit në derën e kryeministrisë, aty ku me 11 maj hodhën në fakt shishe me lëndë shpërthyese. Mungesa totale e dhunës, i ka dhënë padyshim sonte akoma më shumë legjitimitet kërkesave të opozitës.

Protesta sonte konfirmon edhe më shumë, se kemi të bëjmë me një skenar gjerman për daljen nga kriza. Deri tani, mesazhi më i fortë ka ardhur nga drejtuesit e Bundestagut, të cilët janë shprehur se zgjedhjet pa opozitën nuk janë normale, dhe po ashtu kanë deklaruar se nuk mund të jetë tabu shtyrja e datës së votimit. Për më shumë, dy ditë më parë, nga Berlini erdhi edhe një mesazh më i fotë, më trazues, kur korespendentja e Dojce Welle, duke raportuar për T.Ch, pohoi se kishte mësuar nga kontaktet me qarqet e parlamentarëve atje, se nuk përjashtohet si opsion, largimi i Edi Ramës.

Mirëpo, në adresimet e forta gjermane, ka pasur vazhdimisht detyra për opozitën. Teksa kanë vendosur shumë në vështirësi e trysni Ramën, ata i kanë kujtuar Lulzim Bashës, se nuk do të toleronin akte dhune.

Opozita sonte ka treguar se e ka lexuar mesazhin gjerman, dhe e zbatoi atë, duke mos shfaqur në asnjë moment agresivitet dhe konfrontim, edhe pse pjesmarrja ishte dukshëm masive dhe potencialisht shpërthyese. Aspekti paqësor i bëri përshtypje edhe gazetarit të njohur të “The Economist”, Tim Judah, prezent sonte në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Demokratët dhe mbështetësit arritën një fitore të pastër edhe për shkak se, pikërisht me demonstrimin paqësor, morën një vëmendje dhe simpati ndërkombëtare, ndërkohë që tashmë në kujtesë ka ngelur më shumë gazi helmues i policisë së Lleshit, sesa hedhja e sendeve piroteknike nga protestuesit. Kjo të paktën deri sot, në protestën e 6-të kombëtare. Parashikimet janë gjithnjë të vështira se çfarë do të ndodhë më tej./ mapo

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...