Mikja e Ramës/ Ngel jashtë PE-së edhe një tjetër njeri i Sorosit

Tuesday, 28 May 2019 12:38

Një tjetër njeri i Xhorxh Sorosit ka mbetur jashtë Parlamentit Europian.

Bëhet fjalë për një mikeshë të Edi Ramës, e cila ka lobuar në PE për këtë të fundit.

Është rumunia Monica Macovei që nuk ja ka dalë të zgjidhet sërish në Parlamentin Europian.

Ajo ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe është parë vetëm në shoqërinë e drejtuesve dhe deputetëve të PS-së.

Por kush është Monica Macovei?

Monica Macovei është shumë e njohur në Rumani për bëmat e saj. Në dokumentarin e përgatitur për ‘Fantazmat rumune të Sorosit’ nga ish-këshilltari i Presidentit Bush, Monica Macoveit i dedikohen 2 seri. Ajo konsiderohet personazhi simbol apo tipik që përfaqëson ‘fantazmat e Sorosit në Rumani’.

Monica Macovei është personazhi kyç që ka ngritur në Rumani të gjithë ‘kryqëzatën anti-korrupsion me synimin e vetëm që njerëzit e Sorosit në Rumani të marrin dhe mbajnë pushtetin pa pasur nevojë të fitojnë zgjedhjet’.

Monica Macovei është një nga personazhet kryesore të grupit ‘fantazmat rumune të Sorosit’ që ka studiuar me fondet e Sorosit dhe që përmes mbështetjes së Sorosit është vendosur në postin e Ministres së Drejtësisë së Rumanisë për të drejtuar reformën anti-korrupsion, një mekanizëm i përdorur nga Soros për qëllime politike, ose më saktësisht për të eliminuar  kundërshtarët politikë anti-Soros dhe mbështetur e promovuar politikanët sorosianë.

Seria e VI e dokumentarit i dedikohet tërësisht Monica Macoveit dhe mënyrave sesi ajo ka vepruar për të hartuar dhe miratuar disa ligje në bashkëpunim me DNA(homologu i SPAK shqiptar), të sponsorizuara nga Soros.

Këto ligje synojnë, sipas autorit të dokumentarit, të tregojnë se ‘klasa e re e prokurorëve, të financuar nga Soros, mund të çojnë direkt në burg cilindo përfaqësues të popullit, (deputet) apo ministër’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...