Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka denoncuar qeverinë Rama për kontrata sekrete miliona euro. Vasili po ashtu zbulon se Rama ka kontrata sekrete edhe me kompani mediatike.
“Tenderat gjoja sekret por janë grabitje flagrante. Miliona euro të grabitura pa tender. Mbahet sekret shpërdorimi me tenderat e rrugëve. Sekret edhe ekranet me qira të drejtorisë së shërbimeve qeveritare. Sekret dhe paratë e sigurimit të ndërtesave. Qeveria llafazane bëhet memece për grabitjen e parave. Prokuroria hesht përpara krimit financiar. Prokuroria po vetësakrifikohet bashkë me qeverinë. Qeveria hesht edhe për 140 milion eurot”, shprehet mes të tjerash Vasili.