Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar për deklaratat e kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili tha sot se pagat e mjekëve në Shqipëri janë më të larta se në Gjermani.
“Mëshirë për kryeministrin që s’di se ç’flet.(VIDEO). Sot mëshira për kryeministrin duhet te jete e madhe dhe pa kursim. Na tha sot qe ja kaluam edhe Gjermanisë. Kryeministri tha me gojen plot dhe me kurajon e madhe qe ta jep vetem budalleku se: mjeket ne Shqiperi paguhen si ne Gjermani bile edhe me shume.
Fale zot se ka ikur nga mendja. Shihni VIDEON e ketij qaramani te karriges se vet”,- shkruan në një postim në Facebook, Petrit Vasili.